Nga Nexhmija te Lenka Çuko, ish-anëtarët e Byrosë që do t’u hiqen dekoratat

Postuar në 22 Dhjetor, 2015 12:23

Qeveria do t’u heqë dekoratat dhe medaljet anëtarëve të Byrosë Politike dhe ish-drejtuesve të lartë të strukturave të shtetit komunist që janë ende gjallë. Projektligji i firmosur nga Kryeministri Edi Rama dhe nënkryetari i Grupit të PS-së, Taulant Balla, parashikon heqjen e dekoratave, titullit të nderit dhe medaljet për funksionarëve të lartë të diktaturës për Nexhmije Hoxhën, për ishkreun e Gjykatës së Lartë Aranit Çelën, ish-anëtarët e Byrosë Politike:
Vito Kapo, Llambi Gegprifti, Muho Asllani, Spiro Dedja, Lenka Çuko, Niko Gjyzari, Rita Marko, Koço Mustaqi etj. Po ashtu, dekoratat dhe medaljet do t’i hiqen hetuesit famëkeq Shyqyri Çoku, i cili njihet si torturuesi i At Zef Pllumit.
Në projektligjin e firmosur nga Kryeministri thuhet se amendimi ka si synim për të caktuar kritere të qarta për të dekoruar ose hequr dekoratat e dhëna.
Panorama shkruan se kriteret e përcaktuara në këtë projektligj, të cilat përbëjnë shkak për mosmarrjen ose heqjen e dekoratës, titullit të nderit, medaljes dhe titullit vendor të nderimit, nga autoritetet përgjegjëse që i kanë dhënë këto medalje janë si më poshtë: të qenit i dënuar me vendim gjykate të formës së prerë; për krime lufte; për krime kundër njerëzimit; për bashkëpunim me pushtuesit e vendit; për veprim agjenturor kundër interesave të Shqipërisë. Si dhe të ushtruarit, gjatë periudhës 29.11.1944 deri më 31.03.1991, të funksioneve në strukturat e shtetit shqiptar si më poshtë:

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.