Turqi, mjalti i kuq çudit bletarët

Postuar në 21 Dhjetor, 2015 18:18

Mjalti me ngjyrë të kuqe, i cili u gjet nga bletari, Sahin Eser në një nga 45 kosheret, ka befasuar jo vetëm atë, por edhe qytetarët e tjerë në Osmaniye në Turqinë jugore.

“Kur e hapa kosheren pashë mjaltin me ngjyrë të kuqe. Mjalti nga gjashtë korniza ku bletët mbyllin materialin pas plotësimit, mjalti ishte plotësisht e kuqe. Kosheret tjetër përmbanin mjaltë me ngjyrë normale, të atillë çfarë jemi mësuar në këtë nënqiell. Ia tregova mjaltin bletarëve të tjerë dhe ata të gjithë ishin të habitur”, tha Eser, i cili me bletari merret gati një dekadë. Ai shtoi se kurrë nuk kishte parë mjaltë me ngjyrë të kuqe.

Bletari pasi ka hasur në këtë dukuri të pazakontë ka njoftuar institucionin kompetent të cilët morën mostrat e mjaltës dhe bletët nga kosherja, transmeton Anadolu Agency, por edhe bimët përreth për të përcaktuar shkakun e këtij fenomeni.

Presidenti i Shoqatës së Bletarëve të Osmaniyes, Emin Gaffaroglu gjithashtu tha se ai kurrë nuk kishte parë diçka të tillë, dhe shtoi se ky rajon është i pasur me lloje të ndryshme të bimëve.

“Për herë të parë takohemi me mjaltin me ngjyrë dhe shije të tillë. Ne nuk e dimë se ku ishin bletët që sollën këtë nektar dhe prodhuan mjaltë të tillë. Duket e mirë, ngjyra, shija dhe aroma janë ndryshe. Bletët në kërkim të bimëve mund të shkojnë deri në gjashtë kilometra nga kosheret. Megjithatë, rezultati përcaktohet së shpejti”, tha Gaffaroglu.

Profesori nga shkolla lokale veterinare, Adnan Bozdogan ka thënë se diçka e tillë është shumë e rrallë dhe se pas analizave laboratorike do të mësojmë më shumë në lidhje me këtë mjaltë.

"Koha Ditore" 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.