Gjeni ndryshimin: Taksa e gjelbërimit bëhet taksë për infrastrukturën nga Bashkia e Tiranës

Postuar në 21 Dhjetor, 2015 18:56

Çdo taksë tjetër mund të ishte përshtatur si taksë për infrastrukturën përveç asaj të gjelbërimit pasi janë dy koncepte që përjashtojnë njëra-tjetrën. Gjithsesi vendimi i takon kryetarit të Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj dhe Këshillit Ekonomik të Tiranës që drejtohet nga ish-deputeti Arben Malaj. Më thjeshtë paratë që shkonin për gjelbërimin, tani do të shkojnë për ndërtimin e shkollave sipas skemës së partneritetit publik privat siç anonncoi kryetari i bashkisë së Tiranës në prezantimin e paketës fiskale.

Nisma për të ndërtuar shkolla duhet përshëndetur, por të ndërtosh me taksën e gjelbërimit është risi shqiptare për të cilën Zoti Veliaj dha këtë shpjegim. “Sot ka 92 shkolla 9-vjeçare dhe të mesme. Në 87 prej tyre mësimi bëhet me dy turne. Ambicia jonë është që në fund të këtij mandati mos të ketë më shkolla me 2 turne. Për këtë duhet të bjëmë 20-25 shkolla të reja. Do përdorim skemën e re të parteniritetit publik-privat. Shkollat do nisin të ndërtohen, por pagesa do bëhet me këste. Duke bashkuar këtë fond me një grant nga qeveria prej 700 milionë lekësh, do krijomë rreth 15 milionë dollarë për shkollat. Këtë fond do ta përdorim si këste për pagesat e shkollave,” deklaroi Veliaj. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.