Deklaratë miqësie Shqipëri-Izrael

Postuar në 21 Dhjetor, 2015 13:39

Shqipëria dhe Izraeli duket se kanë hapur një faqe të re në narrëdhëniet mes tyre. Zyra e kryeministrit Rama njoftoi se takimi me kreuministrin Netanjahu në Izrael konkludoi me nënshkrimin e Deklaratës së Miqësisë mes dy vendeve. Sipas njoftimit për mbi dy orë u diskutua për forcimin e marrëdhënieve dhe bashkëpunimit në fusha të interesit reciprok, me theks në energji dhe në sektorin e ujit. Në fokus ishte edhe rritja e ndërveprimit në çështjet e sigurisë dhe luftës ndaj ekstremizmit të dhunshëm, në mbrojtje të vlerave dhe popujt tanë nga ky kërcënim. “Ne nuk i harrojmë kurrë miqtë”, u shpreh Kryeministri Netahyahu, gjatë prononcimit të përbashkët pas takimit me kryeministrin Rama. Në deklaratë shprehet angazhimi i mëtejshëm mes dy vendeve për të thelluar marrëdhëniet në të gjitha fushat me interes reciprok, por sidomos në atë të sigurisë, përfshirë sigurinë energjetike, luftës kundër terrorizmit, krimit kibernetik, si dhe në energji, bujqësi, kulturë, turizëm dhe arsim. Kjo deklaratë synon të nxisë edhe më tej bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar, si edhe i hap rrugën negociatave për marrëveshjen e eliminimit të taksimit të dyfishtë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.