Akuzat për projektin e Gjirokastrës, Greca: “Besnik Aliaj përfitues projektesh. Flet se ka axhendë tjetër”

Postuar në 21 Dhjetor, 2015 14:15

Një ditë më parë Besnik Aliaj akuzoi në rrjetin social Facebook, procesin e paravendosur për fituesin e projektit të Gjirokastrës. Shkruante Aliaj: “Hapet konkursi i qeverise dhe del nje vajze e "sinqerte" qe pasi hap konkursin, thote rregullat e lojes me seriozitet maksimal por ne fund ben nje "gafe" frojdiane e shkreta ... duke thene ne publik me plot goje dhe me bindje: E hapim konkursin me prezantimin e studios fituese Atelier 4". Dhe sikur mos mjaftoje kjo juria edhe pse u mundua te lante (me falni) "mutin me shurre" ishte aq e pacipe dhe arrogante sa te shpallte ne fund zyrtarisht dhe publikisht fitues Atelier 4 ??!!!”( http://www.respublica.al/2015/12/21/atelier-4-fituesi-pa-dashje-i-punëve-projektuese-të-qeverisë). Sot është kundërpërgjigjur Adelina Greca, Drejtore e Agjencisë Kombëtare të Planifikimit të Territorit, që dikur ka qenë në pozicion analog në Bashkinë e Tiranës. Greca e cilëson ndërhyrjen e Aliajt si përpjekje për të përbaltur punën e Ministrisë së Kulturës.“Është bërë praktikë tashmë përbaltja nga ana juaj e proceseve të ndryshme që ndërmerr Qeveria, Ministria e Zhvillimit Urban e AKPT, duke përdorur rrjetet sociale. Është një fakt që duhet injoruar, kisha menduar. Por sot, kur vura re që ju bëjnë ‘share’ e ‘like’ studentët tuaj, më erdhi shumë keq për ta, e ndaj ndërmorra të shkruaj disa rreshta. Shikoj shumë dyzime në qasjen tuaj. Nga njëra anë jeni të përfshirë në pothuajse të gjitha proceset e hartimit të dokumenteve ligjorë e studimorë të Ministrisë sonë e AKPT-së, por edhe të disa ministrive të tjera, dhe nga ana tjetër, përdorni facebook për t’u ankuar për proceset, duke thënë që nuk jeni përfshirë. E po në të njëjtën kohë, kolegët e bashkëpunëtorët tuaj përgëzojnë për rezultatet e arritura. Kritikat nuk i kemi frikë! Perkundrazi, kritikat na duhen, se na bëjnë më të mirë. Por përbaltjen nuk jua pranojmë. Motivet e përbaltjes nuk lidhen aspak me proceset e konkurseve dhe të vlerësimit të tyre nga juria, por me një axhendë tjetër, të cilën e kam vështirë ta pranoj e aq me pak ta vlerësoj. Pjesëmarrja juaj në disa konkurse, është shenjë besimi tek proceset. Në të kundërt pse do te shpenzonit kohë e energji? Është për të ardhur keq, që studentët e brezat e rinj duhet të shikojnë procese të tilla shumë pozitive për arkitekturën, përmes syzeve të krisura të drejtuesit te tyre!”, shprehet Greca.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.