SHBA dhe Rusia përmirësojnë arsenalin bërthamor. Putin: “Shpresoj se nuk ka në Tokë ndonjë te çmendur që do të vendoste përdorimin e tyre”

Postuar në 20 Dhjetor, 2015 16:49

Rusia dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës duket se kanë rihyrë në përballjen e Luftës së Ftohtë, kohë kur garancia reciproke sigurohej nga armët bërthamore. SHBA kanë stacinuar armë bërthamore në Europë dhe Kremlini zyrtar e sheh këtë si rrezik serioz për Rusinë. Rrjedhoja e këtij akti është e pritshme: në një deklarim të vetin, presidenti rus Vladimiri Putin ka deklaruar në Rossiya – 1 se vendi i tij do të modernizojë armatimin bërthamor, gjithnjë me idenë e frenimit. “SHBA kanë stacionuar armët e veta bërthamore në Europë që pas LIIB. Aktualisht amerikanët thjesht po i bëjnë përditësimin e tyre teknologjik. Kjo është një gjë e rrezikshme sigurisht sepse armët tona taktike nuk e arrijnë territorin amerikan, ndërsa armët bërthamore amerikane në Europë arrijnë territorin tonë. Kjo i bën ato strategjike dhe për rrjedhojë ato përbëjnë një rrezik shumë më të madh sesa armët tona janë për SHBA”, tha Putin. Si ka deklaruar se shpreson që bota nuk do të hyjë në luftë dhe se “nuk ka një njeri të çmendur në Tokë që do të vendoste përdorimin e armëve bërthamore”.

Ky zhvillim vjen në një kohë kur Kina po vendos në patrullim nëndetëse të pajisura me raketa bërthamore. Revista “The Diplomat” raportonte dje se ky veprim i Kinës kërkon kujdes në leximin e vet, por kjo është hera e parë që Kina bashkon kokat bërthamore me raketat në patrullim. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.