Koalitsiya-SV – artileri raketore me saktësi snajperi (video)

Postuar në 20 Dhjetor, 2015 17:03

Sistemi rus Koalitsiya-SV thuhet se kalon në saktësi dhe modernizim edhe analogët e vet si p.sh sistemin gjerman PsH 2000, që qëllon 10 qitje në minutë, kinezin PLZ-05 me 8 qitje në minutë si dhe briatniken Brave Hart që qëllon vetëm 6 herë në minutë. Sistemi është me vetëmbushje dhe ka komandim elektronik. Në video duket saktësia e madhe e Kaolitsiya, e cila përfaqëson kështu një tjetër aspekt të modernizimit të ushtrisë ruse, që u pa më mirë në goditjet ndaj Shtetit Islamik që nga Kaspiku. Diametri i armës që kryen qitje është 152 mm dhe prej saj lëshohen disa lloje municionesh me një rreze që shkon në 30-40 km. Sistemi realizon vetëmbushjen me një dispozitiv 60-70 njësi në një “karikator” si dhe është i pajisur me aftësi për përzgjedhje automatike të objektivit.

Comments

Submitted by Unë vet (not verified) on

Kemi fillu të bëjmë "share" propagandën ruse!!!!!!!!!!!!!!!!!! Hahahaha... leku.....Nano!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.