Metaforë cinike, por Vangjush Dako nuk mund të jetë Erion Veliaj

Postuar në 19 Dhjetor, 2015 11:56

Avokati i Popullit ka reaguar ndaj ngjarjes në Durrës, ku një foshnje gjeti vdekjen nga i ftohti poshtë urës së Dajlanit. Totozani e quan një ngjarje tragjike dhe krejtësisht të papranueshme, që nuk duhet të përsëritet kurrsesi.
Sipas njoftimit, Avokati I Popullit I mëshon fort zbatimit të rekomandimit drejtuar pushtetit vendor, se duhet të marrë të gjitha masat për të pastrehët dhe të varfërit, që në këtë dimër të ftohtë, të mos vdesin rrugëve, por të gjenden në mënyrë urgjente vendstrehime.
“I bëjmë thirrje drejtuesve vendorë por edhe të gjithë qytetarëve që të tregojnë dhembshuri dhe solidaritet për njerëzit e pamundur, të varfërit, të pastrehët”, shprehet Totozani. Apeli është për kryebashkiakun e Durrësit Vangjush Dako që për 3 mandate ka deklaruar se ka një projekt ambicioz për të pastrehët. Dakon mund ta quajmë edhe disi të pafat sepse nuk i qëllon të jetë në kohën e duhur në vendin e duhur bashkë me kamerat televizive. Ndryshe do ta kishim parë si Erion Veliaj që shpëton jetë fëmijësh në rrugë me një heroizëm dhe protagonizëm të admirueshëm.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.