E quajnë politikë europiane. Liberalizohen vizat për Ukrainën dhe Gjeorgjinë. Për Kosovën jo

Postuar në 18 Dhjetor, 2015 16:43

Politika e Bashkimit Europian ndaj Kosovës për liberalizimin e vizave i afrohet kufijve të absurdit. Komisioni Europian njeh zhvillimet poziive, adopton raport pozitiv për shtetin në fjalë, por për vizat thotë se do të presë që Kosova “të plotësojë edhe 8 kriteret e fundit”. Ndërkohë Komisioni ka rekomanduar liberalizimin e vizave për Ukraninë dhe Gjeorgjinë, që janë larg plotësimit të kritereve dhe përfshihen në axhendën politike të BE-së vetëm për shkak të tensioneve me Rusinë. “Sapo Kosova të plotësojë 8 kriteret e fundit, Komisioni do të propozojë heqjen e vizave për qytetarët e saj. Kosova ka bërë shumë progres gjatë 2014-ës dhe shumë shpejt do të jetë në një pozicion që të plotësojë kërkesat për heqjen e vizave. Kjo mund të bëhet e mundur në fillim të 2017-ës”, tha Komisioneri për Çështjet e Brendshme, Dimitris Avramopulos. Situata na çon disa vite më parë kur shtetit shqiptar i duhej të bënte çdo lloj lëshimi vetëm e vetëm për të përmbushur disa kërkesa që për vende të tjera nuk shihen me lupë kaq zmadhuese. Mandej, ndonëse është provuar se lëvizja nuk kufizohet me masa të tilla, sikurse çështja e azilkërkimit mori zgjidhje me ndërhyrjet ligjore në vendet pritëse, sërish KE-ja vendos që të vetmit qytetarë që nuk lëvizin lirisht në Europë janë ata me kombësi shqiptare. 

Comments

Submitted by Ndoc DUDASI (not verified) on

Me ato mend qe kane vellezerit tane kosovare, me dhimbje po e them, nuk kane per te bere kurre hajr. SHBA kane investuar fuqishem aty, dhe me sa duket, kane filluar te lodhen me idiotesite e politikane prej leshi kosovare dhe po e humbin shansin qe u eshte dhene. Nuk do te kene shans tjeter. Jane lodhur bota me ta.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.