Leximi kryesor i zgjedhjeve 2013-2015: PS-ja nuk është partia e shumicës

Postuar në 17 Dhjetor, 2015 15:05

Sot në Parlament ka patur një shkëmbim të gjatë replikash mes kryeministri Edi Rama dhe parardhësit të tij Sali Berisha. Akuza dhe kundërakuza mes të cilave edhe paralajmërimi i ish-kryeministri që nënvizoi se “flakët e bunkerit duhen lexuar mirë”. Edi Rama tha edhe këtë ndër të tjera në replikën e tij: “Sa për revoltën popullore, ti që më bën thirrje mua të lexoj flakët e bunkerit, duhet të gjesh aftësinë të lexosh rezultatet e zgjedhjeve. Të lexosh rezultatet e 2013-s, të 2015-s dhe bëhu gati të lexosh edhe 2017-n. Unë jam i bindur që në shumë pak të vërteta që ke thënë, një e vërtetë është e sigurt, këta do ikin dhe do vijnë, ti këtu do mbetesh. Dhe këtu do të të mbajmë. Monument kulture nuk të bëjmë dot, sepse ti je monumenti i antishtetit që duhet të rrish këtu, për t’ju kujtuar shqiptarëve çdo ditë se nga çfarë kanë shpëtuar!”.

Në fakt leximi më thelbësor i zgjedhjeve nuk është fitorja e PS-së dhe humbja e PD-së. Pasi PD-ja që në vitin 2005 deklaroi publikisht se nuk është shumicë e vetme. Por është fakti se as PS-ja nuk është parti e shumicës së shqiptarëve. Rëndësia e asimilimit të këtij fakti qëndron te përgënjeshtrimi demokratik që i bëhet tezës së Edi Ramës dhe ndonjë tjetri se “PS-ja është një pasuri kombëtare”. Pasuri janë të gjitha formacionet dhe PS-ja është një ndër to. E cila në vitin 2015 lëpiu atë që kishte pështyrë për të konfirmuar këtë vitin e fundit se në emër të mbajtjes së pushtetit arrin edhe të bëhet patericë e Ilir Metës dhe LSI-së. Kjo është e vërteta e votës. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.