Kontroll financimeve të radiove fetare në Shqipëri

Postuar në 17 Dhjetor, 2015 10:21

Trasmetuesit radio apo televiziv me karakter fetare do i nënshtrohen verifikimeve nga policia, shërbimi sekret dhe zyra kundër pastrimit të parave para se të licensohen nga autoriteti. Ndryshe nga sa veprohet në një licensë normale, radio apo televizionet me përmbajtje fetare apo komunitare do duhet të paraqesin para Autoriteti i Mediave Audiovizive të dhëna të detajuara për financimin e tyre.

Në Shqipëri veprojnë prej kohësh një numër radiosh fetare me përmbajtje predikuese e të ngjashme dhe lëvizja e AMA në rregulloren e miratuar në 25 nëntor duket se kërkon të zbardhë burimet financiare të këtyre trasmetuesve të cilët përndryshe nuk mund të përfitojnë para prej reklamave dhe as paguajnë detyrime si pjesa tjetër e medias.

Në bazë të rregullores së miratuar nga AMA së fundmi, mediat komunitare me karakter fetar apo etnik dhe që do të aplikojë për një licencë të transmetimit audio të komunitetit me karakter fetar, Autoriteti i Mediave Audiovizive do të kërkojë gjatë shqyrtimit të dokumentacionit edhe informacione nga 5 institucione të tjera.

Mapo raporton se kjo gjë do t’i kërkohet Komitetit Shtetëror të Kulteve, Drejtorisë së Përgjithshme të Parandalimit dhe Pastrimit të Parave, Avokatit të Popullit, Shërbimit Informativ dhe Policisë së Shtetit.Ndërkohë që projektrregullorja vendos si kusht edhe të drejtën që ka AMA për të verifikuar burimet financiare, detyrim ky që duhet të përmbushet nga subjekti brenda tremujorit të parë të çdo viti, në rast se ai licencohet për këtë shërbim.

Kjo duket se është pjesë e iniciativës për të kontrolluar më mirë paratë që financojnë grupe të ndryshme fetare në vend. Dyshimet rreth burimeve të financimit kanë prekur shpesh organizata humanitare por edhe shkolla apo subjekte të ngjashme që kanë karakter fetar.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.