A ka një monopol të padeklaruar në tregun e sigurimeve të automjeteve?(video)

Postuar në 25 Nëntor, 2015 18:51

Një temë shumë e prekshme për xhepat e qytetarëve është edhe siguracioni i makinave. Ditët e fundit ka krijuar një farë shqetësimi propozimi i qeverisë që në projektbuxhetin e vitit 2016 që të rrisë nga 3% në 10% primin e siguracionit për automjetet. Interepretimi i parë është: do të rritet çmimi i siguracioneve. Mirëpo, nëse këtu mund të kapet një moment delikat, pasi qeverisë i duhet të kujdeset që kompanitë të mos luajnë me idenë e rritjes së primit dhe të rrisin çmimet, e vërteta është se vëmendja do kthyer edhe nga kompanitë. Ministri i Financave Shkëlqim Cani e shpjegoi kështu këtë ndërhyrje: në janar të vitit 2015, qeveri hoqi tvsh-në 20% dhe la një prim prej 3%, me shpresën se kompanitë, që ai i quajti Industria, do të reflektonin në çmim. Pra qeveria bëri një ndërhyrje në interes të qytetarëve, por kompanitë nuk reaguan. Tani Cani thotë se do të rritet me 7% primi, pra shkon në 10% sërish që është sërish dy herë më pak sesa 20% i vitit 2015. Por a mund të rritet çmimi nga Industria? Këtu menjëherë shtrohet një pyetje: si është e mundur që politikat lehtësuese të qeverisë nuk sollën asnjë reagim në tregun ku operojnë disa kompani? Llogjika e konkurencës ta do që secila prej tyre do të kishte rendur që të bënte ofertat më të ulëta për të fituar klientelë. Kjo nuk ndodhi dhe është me të vërtetë e çuditshme. Ndërkohë që rritja e çmimeve pas daljes së propozimit të ri të qeverisë që e çon në 10% primin, do të provonte vetëm një gjë: reagimi i ngurtë në bllok ndaj uljes së taksës dhe reagimi unitar i kompanive që mund të pasojë rritjen e tanishme, sugjeron se në treg operohet me marrëveshje të heshtur. Dhe këtu do të duhet goditur dhe fort madje.

- See more at: http://www.tematv.al/video/Bf1QjKPrO5ypW8M9r0Gb#sthash.c5YQXoLH.dpuf

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.