Auditi i Brendshëm në dogana: Të ardhurat po bien, borxhi po rritet

Postuar në 16 Dhjetor, 2015 14:12

Auditi i Brendshëm në dogana në një analizë të punës për 6-mujorin e parë të këtij viti ka evidentuar se, treguesit e nivelit së degëve doganore të audituara nuk janë në nivele pozitive, ku treguesi i saj kryesor ”të ardhurat” gjatë periudhës së audituar paraqitet me mosrealizim.

 

Në raportin zyrtar të auditit që është publikuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave rezulton se, “treguesit e borxhit doganor janë në shifra jashtëzakonisht të larta”.

 

Më tej në raport thuhet se, ecuria e arkëtimit të tij është tepër e ulët. Për këtë qëllim, auditi i brendshëm i doganave rekomandon se, duhet të shtohet bashkëpunimi me strukturat dhe të këmbëngulet në konkretizimin e marrëveshjeve midis Drejtoria e Përgjithshme e Doganave dhe Tatime, Zyrave të Pasurive të Paluajtshme, bankave të nivelit të dytë dhe zyrave të përmbarimit, pse jo të kërkohet bashkëpunimi me përmbaruesit privatë.

Raporti i auditit konstaton një sërë rastesh, kur në praktikat doganore dokumentacioni bashkëngjitur nuk e justifikon përdorimin në vlerësimin doganor të metodës së transaksionit dhe nga ana e doganës nuk janë aplikuar vlerat e të dhënave të disponueshme ose janë aplikuar vlera më të ulta se këto të dhëna.

Janë konstatuar llogaritje gabim të koeficienteve të rregullimit, Mosplotësim i praktikave doganore me librezat e mjeteve apo certifikatave të peshimit bosh (tara) të mjeteve me qëllim përcaktimin e saktë të peshës bosh të mjetit, të kapacitetit mbajtës të tij, si për efekt të llogaritjes së shpenzimeve të transportit ashtu edhe të verifikimit të saktësisë së vendosjes manualisht të peshës së tarës nga ana e doganierëve të peshimit në momentin e peshimit të këtyre mjeteve në kufi.

Sistemi i funksionimit dhe i mbikëqyrjes së regjimit të përpunimit aktiv në përgjithësi ofron siguri,por ka mangësi si në drejtim të organizimit të punës, të mbikëqyrjes së subjekteve ashtu edhe në administrimin e dokumentacionit, thuhet në raport.

Mbikëqyrja e magazinave doganore nga një doganier i vetëm dhe ky njëkohësisht i ngarkuar edhe me mbikëqyrjen e subjekteve të tjera që operojnë nën regjimin e përpunimit aktiv/lejimit të përkohshëm, përbën një ngarkesë të madhe përsa i përket verifikimeve fizike periodike, vlerëson auditi i brendshëm i doganave

Nga auditimi i pasqyrave financiare u konstatua se mbajtja e llogarive të aktiveve dhe shpenzimeve nuk është bërë analitikisht për çdo lloj shpenzimi e llogarie të veçantë, por e grupuar.

 

"Monitor" 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.