Gjyqtarë, prokurorë dhe ministra të korruptuar duhet të largohen

Postuar në 15 Dhjetor, 2015 16:09

Qytetarët shqiptarë, një pjesë e tyre të paktën, shohin si shpresë për ndryshimin e disa gjërave në Shqipëri, përfaqësuesit e ambasadës amerikane në Tiranë. Kjo vihet re edhe në komunikimin në rrjetet sociale mes ambasadorit aktual Donald Lu me qytetarët në rrjetet sociale. Lu ka përsëritur apelin për largim të gjyqtarëve dhe prokuororëve të korruptuar si dhe mbajtjen e përgjegjësive nga ministra të korruptuar. “Njerëzit në Shqipëri janë të lodhur dhe duan të shohin ndryshime - nga dekriminalizimi i parlamentit, deri tek reforma gjyqësore, tek transparenca financiare e partive politike për të parandaluar blerjen e votave.  Ndryshimi i Shqipërinë do të fillojë me ligje te reja për dekriminalizimin, Zyren Kombëtare të Hetimeve, dhe reformën e gjyqësorit. Por vetëm ligjet nuk do të ndryshojnë Shqipërinë. Implementimi është puna e vështirë. Gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar duhet të pushohen nga puna dhe të ndiqen penalisht. Politikanët e inkriminuar duhet të hiqen nga liderët e partive politike, nga parlamenti dhe nga pozicionet lokale. Ministra të korruptuar, të mëparshëm dhe të tanishëm, duhet të mbahen përgjegjës për krimet e tyre. Populli shqiptar duhet të kërkojë që kjo të ndodhë. Mos i lejoni politikanët të kontrollojnë nismën antikorrupsion. Kjo nuk është një luftë për të huajt apo politikanët. Kjo duhet të jetë një luftë e qytetarëve të rregullt”, thotë Lu. Ambasada ameriken duket se po merr rolin e partnerit e pse jo të mbikëqyrësit në këtë proces, të cilin politika shqiptare, e mbytur në korrupsion, nuk është në gjendje ta çojë përpara. 

Comments

Submitted by Ndoc DUDASI (not verified) on

Zoti Ambasador Donald LU ! Dekriminalizimin dhe Reformen ne Drejtesi, asnje nga forcat politike ne vendin tone, nuk kane per t'a kryer me vullnetin dhe deshiren e tyre, pa insistuar dhe kembengulur JU personalisht, me autoriterin qe keni si ambasador i SHBA. Populli shqiptar, do t'ju jete mirenjohes per keto qe po beni e do te beni ne vazhdim, per nxjerrjen nga pislleku politik, korupsioni, krimi i organizuar, mafia shteterore e politike qe na ka zhytur lidershipi yne ne nje rruge pa krye, duke e cuar vendin ne nje rruge pa krye, duke e kethyer kete vend ne nje vend pa shprese e pa te ardhme, duke i detyruar njerezit qe, per te jetuar, ose te largohen jashte shtetit, ose te gjejne forma te tjera jo ligjore per te nxjerre jetesen, duke detyruar grate e vajzat te shesin trupin per te rritur femijet e mbajtur familiet e tyre, ku me qellim strategjik eshte eleminuar industria e nxjerrjes dhe perpunimit te mineraleve, me qellimin e vetem qe mos te kete punetore te organizuar ne sindikata, mbasi i shikojne si rrezik per pushtetin e tyre koruptiv. Zoti Ambasador ! Jemi popull i zgjuar, vital, aresimdashes, fjale dhenes dhe fjale mbajtes, me vepra e kemi treguar mirenjohjen dhe dashurine qe kemi per SHBA, lutem, na hiqni qafe, keto politikane te koruptuar e te lidhur me fije te dukshme e te pa dukshme me njeri tjetrin, qe kane arritur te kryejne krime ndaj ketije populli, sa qe e kane cuar kete popull qe t'i ngrije buzeqeshja, t'a shikoje vehten pa te ardhme, qe dhe mbas 25 vjet demokraci, vendi eshte ne prag te humneres. Ju lutem, na ndihmoni. Mirenjohje pa kufi do te keni nga populli shqiptar. Me dashamiresi. Tung.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.