Ambasadorët ndërhyjnë për të ndalur mbipopullimin e burgjeve me vjedhës të energjisë

Postuar në 15 Dhjetor, 2015 12:18

Aksionet kundër informalitetit dhe në veçanti ai kundër vjedhësve të energjisë shoqëruar me zellin e gjyqtarëve për të vendosur drejtësi kanë çuar në një situatë të pazakontë në burgjet shqiptare.Në tryezën e mbledhur për mbipopllimin e burgjeve u vu në dukje rritja e lartë e shifrave për të dënuarit me arrest me burg sidomos pas vitit 2013.

Ambasadori i OSBE-së, Florian Raunig tha se gjykatat duhet të japin më shumë dënime alternative  sesa masa ekstreme të dënimit me burg edhe për raste që lidhen me mospagesat e energjisë elektrike. Sipas tij  moszbardhja e vendimeve sjell probleme për mbipopullimin e ambjenteve të paraburgimit.

Edhe ambasadori britanik  tha se është shqetësues numri i mbipopullimit në burgjet shqiptare. Ai shtoi se duhen sa me shume dënime alternative dhe se nuk duhet të jepen gjithmonë masat e arrestit me burg për vjedhje të energjisë. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.