Tension konstant në Kosovë, vizita e Kerry-it nuk zgjidhi asgjë

Postuar në 14 Dhjetor, 2015 11:34

Angazhimi për të gjetur zgjidhje përmes dialogut rezultoi vetëm formal për liderët kosovarë edhe pas takimit me serkretatin amerikan të shtetit Xhon Kerry një javë më parë. Investimi i diplomatit amerikan po pasohet me një përshkallëzim të tensionit në Kosovë që tashmë po kthehet në një një spirale konstante me protagonist Lëvizjen Vetëvendsoje.

Pavarësisht kontrolleve në hyrje të Kuvendit të Kosovës, në sallën ku do të diskutohej për buxhetin e vitit 2016, deputetët e opozitës kanë përdorur sërish gazin lotësjellës, duke bllokuar seancën e se hënës. Sipas mediave të Kosovës, dy autorët janë Glauk Konjufca i “Vetëvendosjes” dhe Pal Lekaj i “Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës”. “Veprimet tona janë politike- tha Konjufca -dhe qëllimi është të bllokojmë kuvendin dhe të paralizojmë qeverinë”. Në sallën e kuvendit mengjesin e së hënës hynë edhe dy deputetet Faton Topalli dhe  Fisnik Ismaili, ndaj të cilëve është vënë masa “arrest shtëpie”. Siç raportojnë mediat kosovarë, fill pas këtyre ndodhive, dhjetëra përkrahës të opozitës u mblodhën jashtë ndërtesës së Kuvendit, të cilët thërrisnin: “Marrëveshjet nuk kalojnë”.

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara Greg Daleaui që ndodhej në Kuvendin e Kosovës u shpreh i zhgënjyer nga ngjarjet e fundit dhe tha se opozita nuk ka dëshuar këshillat e sekretarit amerikan të Shtetit, XhoN kerri.

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.