Shmangia e tragjedive në det, Greqia propozon identifikim të imigrantëve dhe transportim të tyre që në Turqi, Liban dhe Jordani

Postuar në 14 Dhjetor, 2015 17:32

Greqia propozon si zgjidhje për problemin e humbjes së jetëve të imigrantëve që vijnë nga zonat e luftës drejt BE-së identifikimin e tyre në zonat e origjinës. “Zgjidhja e cila do t’i jepte fund fenomenit  të dhimbshëm të humbjes së jetëve njerëzore në det, do të ishte që identifikimi i refugjatëve të behet në Turqi, në Liban dhe në Jordani, dhe në vazhdim  të realizohet direkt dhe në mënyrë të sigurtë  transportimi i tyre  në vendet e BE, nëpërmjet mekanizimit të  rivendosjes”, thuhet në materialin “Greqia dhe kriza e refugjatëve  në  Detin Egje dhe në Ballkan”, shpërndarë nga ambasada greke në Tiranë. Kjo do të kërkonte vendosjen e misioneve dhe lëvrimin e fondeve në funksion të shmangies së tragjedive. Sa për shifrat Greqia për vitin 2015 ka përballuar: “758. 596 refugjatë mbërritën  nëpërmjet detit, 3283 mbërritën nëpërmjet  lumit Evro, 66.400  refugjatë të inkuadruar në programe rivendosjeje nga Greqia në vende të tjera të BE, 70% e  refugjatëve vijnë nga Siria, 19% nga Afganistani, 5% nga Iraku. Në operacione shpëtimi në det, u shpëtuan 94.024 refugjatë, 206 refugjatë humbën jetën. U arrestuan 413  trafikantë  refugjatësh”. Po kështu në materialin e ambasadës përcillet edhe një deklaratë e kryeministrit grek, Cipras, sipas të cilës është e pavërtetë që është diskutuar nxjerrja e Greqisë nga zona Shengen. “Këshilli i Ministrave të Brëndshëm të BE, jo vetëm që nuk e kërcënoi Greqinë, jo vetëm që nuk i tregoi derën e daljes nga Shengeni, por përkundrazi, i drejtoi zyrtarisht përgëzime  Greqisë,  sepse  megjithë vështirësitë kolosale  për shkak  të numrit shumë të madh të refugjatëve, por edhe vështirësitë ekonomike me të cilat përballemi, ne, me përpjekje mbinjerëzore,  u përgjigjemi detyrimeve tona”, citohet Cipras. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.