Interesi i bonove të thesarit bie në nivelin më të ulët: Barazohet me normën vjetore të inflacionit

Postuar në 14 Dhjetor, 2015 15:34

Bonot e thesarit arritën në nivelin më të ulët të interesit të të gjitha kohërave. 2.5% për afatin një vjeçar, e cila vjen në përputhje me normën vjetore të inflacionit, raporton “Top-Channel”. Rënia në këtë drejtim e fut edhe huamarrjen e brendshme të qeverisë në një situatë të ndërlikuar, pasi ajo minimizon interesin e qytetarëve për të blerë bono thesari. “Interesi prej 2.54 për qind, që një indvid merr duke blerë një bono thesari njëvjeçare, është gati i barabartë me normën e inflacionit vjetor. Kjo do të thotë se, kthimi real për këtë formë kursimi po shkon afër zeros, pasi paratë që individët fitojnë nga interesi, i humbasin nga inflacioni, ose thënë ndryshe nga humbja e vlerës së lekut. Rënia e interesave të kursimeve është një tendencë që vazhdon prej dy vitesh. Ajo vjen si rezultat i dy faktorëve: së pari, aktivitetit të plogësht ekonomik dhe, së dyti, politikës agresive që ka ndjekur Banka e Shqipërisë, duke ulur nomën bazë për 14 herë më radhë, në minimumin historik prej 1.75 për qind”, raporton TCH. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.