Gjykata rrëzon doganat, bien paditë për tregtarët e duhanit

Postuar në 14 Dhjetor, 2015 11:22

Dy vendime të dhëna nga Prokuroria, e cila ka pushuar paditë e Doganave ndaj tregtarëve të duhanit, janë lënë në fuqi edhe nga ana e Gjykatës së Tiranës. Në të dyja rastet, të cilat janë konsideruar nga Prokuroria dhe nga Gjykata si jo penale  personat e denoncuar kanë qenë tregtarë duhani.

Ata janë ndëshkuar gjatë aksionit kundër informalitetit, ndërsa pas konstatimit të veprimtarisë së tyre, Doganat kanë bërë kallëzim për ndjekje penale me akuzën e kontrabandës

Në të dyja rastet Prokuroria ka vendosur pushimin e procedimeve penale dhe mosfillim të hetimeve për shkak se nuk jemi para elementëve të veprës penaledhe se fakti është shkelje administrative që ndëshkohet në mënyrë administrative. Me dy vendime të datave 19 dhe 25 nëntor, Gjykata ka lënë në fuqi faktin se çështjet nuk kanë elementë të veprës penale.

Gjatë kontrollit është kapur shtetasi D.V., i cili kishte nxjerrë për të tregtuar 6 pako me duhan të grirë, ku secila prej tyre kishte një sasi prej 500 gramësh. Nga verifikimet në vend duket që asnjëra nuk kishte pullën e veçantë fiskale, fakt që tregonte se personi i ishte shmangur pagesës së këtij detyrimi tatimorthuhet në denoncimin e Doganave ndaj tregtarit.

Për këtë arsye, pasi ka mbajtur procesverbal, Drejtoria e Doganave ka bërë kallëzim për akuzën Kontrabandë me mallra që paguhet akcizëPas hetimit, Prokuroria ka konstatuar se veprimet e kryera nga shtetasi D.V. nuk plotësojnë kriteret ligjore për regjistrimin e procedimit penal dhe procedimin e ndjekjes penale, pasi ato përmbajnë vetëm shkelje administrative.

Nga kontrolli i ushtruar u konstatua se R.V. tregtonte duhan të grirë pa pullë fiskale të Ministrisë së Financave dhe konkretisht 2 kile duhan i hapur me mbishkrimin Sheldia, 30 kile duhan i grirë, i hapur, 600 fije cigare të hapura etj. Shtetasi R.V. ka deklaruar se mallin duhan të grirë e ka blerë në rrugë, në Kamëz, prej një shtetasi të panjohur nga Shkodra. Për blerjen e bërë nuk i ka marrë asnjë dokumentthuhej në kallëzimin e dytë të Doganave.

Panorama raporton se edhe pas hetimit të këtij rasti, Prokuroria ka theksuar se nuk rezulton të ndodhemi përpara importimit apo tranzitimit të mallrave që paguhet akcizë dhe as përpara tregtimit të një malli që dihet se është kontrabandë. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.