Mos citoni diktatorin vrasës, edhe shqiptarët janë njerëz

Postuar në 13 Dhjetor, 2015 11:36
Maria Margaronis/The Guardian

Lideri laburist Jeremy Corbyn ka cituar diktatorin komunist shqiptar, Enver Hoxha, në një festë të laburistëve me rastin e Krishtlindjeve, duke shkaktuar një tjetër stuhi tjetër në gotën e medieve. Hej, ai bëri shaka, dakord? Si ajo e John McDonnell me Librin e Kuq të Vogël të Mao Cedunit, qartë?
Kundërshtarët e Corbyn – dhe laburistëve – do të kapen pas gjithçkaje që ta përshkruajnë atë si një stalinist të pandreqshëm, i gatshëm të dërgojë në kampe internimi hamburgerat e Kensington-it.
Por ai vërtetë duhet t’i dijë më mirë ca gjëra. Së pari, sepse ai dhe bashkëpunëtorët e tij bien vazhdimisht në të njëjtin kurth. Të citosh një diktator komunist mund të konsiderohet si fat i keq, por të citosh dy, etj, etj.
Së dyti, për shkak se këto shaka shfaqin një lloj kënaqësie të së majtës, një hamendësim i formuar nga hamendësime të përbashkëta që lënë shije të hidhur për laburistët. Të gjitha subkulturat kanë referencat e tyre, të cilat për të brendshmit transmetojnë një grup kompleks emocionesh: qetësia e përkatësisë dhe mbajtja larg e të huajve, e përzier me një vetëdije ironike, penduese. (Unë kam diku një bluzë të zbukuruar me Stalinist Thug, që e ka bërë për mua një shok dhe koleg te revista Nation vite të shkuara, për të përkujtuar aleancën tonë në krahun e majtë në një farë beteje që kryem në revistë. Ne s’ishin stalinistë – ne i urrenim stalinistët – por ne ishim tallur me palën tjetër që në mënyrë oportuniste kishte thënë se ishim.)
Por unë nuk dua që Partia e Punës (Partia Laburiste) të jetë subkulturë. Dhe në krahun e majtë, ironi apo jo, referenca të tilla ende kanë një lloj ngjyrimi ushtarak: një nostalgji sentimentale për ditët mitike të Socializmit që Ekzistonte Vërtet: para fjalimit të Hrushovit në kongresin e 20-të partisë, para pushtimit të Hungarisë dhe Çekosllovakisë [nga BS]. Vite më parë këto mund të kishin qenë një shenjë solidariteti, një fishkëllimë e dobishme në errësirë. Tashmë ato kthehen te fantazi të humbura dhe kënaqësi mburravece të ndjerë ngushtë me të djathtët që bien dakord me ty në një klub të sigurt në veri të Londrës.
E treta, dhe më e rëndësishmja, i dashur internacionalist Jezza, për shkak se dhe shqiptarët janë njerëz – edhe pse ata nuk janë keq me humorin zi, kur bie fjala për Enver Hoxhën, shumë prej tyre nuk janë gati për ironi. Unë isha në Shqipëri para disa javësh, për intervista me ish të burgosur politikë për një dokumentar radiofonik. Të quash Enver hoxhën “i fortë” është pak më shumë se një fjalë lozonjare. Në fakt, është një nënvlerësim i pavetëdijshëm.
Shqipëria nuk e ka marrë ende veten nga 40 vjet diktaturë e Enver Hoxhës. Mijëra njerëz u vranë ose u burgosën në kampe pune të rëndë: minierat e bakrit në Spaç, në malet e ftohta të veriut, qelitë e të cilit duken si një park makinash jashtë përdorimit i viteve 70; Ballshi në jug, ku argëtimi i vetëm ishte një rafineri nafte kineze. Disa të burgosur zgjodhën rrugën më të lehtë të shpëtimit, vrapuan drejt gardhit me tela që t’i qëllonin rojet. Edhe familjet e tyre u torturuan, u internuan dhe u pushuan nga puna. Shumë nga ata që nuk u persekutuan u detyruan të bashkëpunonin, u kërcënuan me përdhunimin e fëmijëve ose arrestimin e vetë atyre.
Hoxha u prish me Jugosllavët në fillim, pastaj me Bashkimin Sovjetik, dhe në fund me Kinën, duke i burgosur shqiptarët në një izolim të heshtur. Të majtët evropianë me sytë e shndritur që vizionin tonin Shqipërinë në vitet 70-80 u tronditën nga detyrimi për t’u qethur, hequr mjekrën, apo ndryshuar rrobat në aeroport, para se të shikoheshin nga populli shqiptar. Kaq i fortë ishte ndikimi i regjimit saqë ligji për hapjen e dosjeve të Sigurimit u miratua vetëm këtë vit, gati 25 vjet nga rënia e komunizmit. Shumë njerëz me të cilët fola unë ishin dyshues për zbatimin e tij të mundshëm. Ata thonë se dosjet më të inkriminuara janë shkatërruar shumë kohë më parë; dhe anëtarë ose trashëgimtarë të elitës së vjetër janë end në pushtet.
Unë nuk dua të jetoj në një botë pa shaka provokuese, ose në një botë ku humori shoqërohet me një paralajmërimi, si letërsia klasike në disa universitete amerikane. Por dua që e majta ta tejkalojë romancën e saj të vjetër me stalinizmin dhe të heqë dorë nga humori me vrasësit. Dhe dua – sepse kemi dëshpërimisht nevojë – një parti laburiste të pjekur, funksionese, dhe efektive.

"Postbllok.com"

Comments

Submitted by illi (not verified) on

Artikulli i Marigose eshte teper i perc ipte. Qe bisedon me te perndjekurit politike, dhe qe ata nuk duan t'ja degjojne emrin Hoxhes, eshte mese e vertete. Po a jane ata?! Po te tjeter i pyeti zonja ne fjale kur shkruan se Shqiperia mezi po e merr veten pas rregjimit te Hoxhes?! Kane kaluar mese 25 vjet, pra se shpejti po barazohet koha e sundimit te diktatorit dhe Shqiperia as qe ka sy per qabe ta marre veten. Perkundrazi dhe shume analiste po shprehen se ne shume drejtime eshte shume me keq se c'ishte! Keshtu qe Marigoja te merret me problemet e Laburisteve angleze, po pa keqperdorur deshmite e realitetit te sotem shqiptar.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.