Mbështetja e Turqisë për ISIS, politikë për shmangien e krijimit të shtetit kurd

Postuar në 13 Dhjetor, 2015 11:54

Angazhimi i Turqisë në Siri lidhet me çështjen kurde. Ish-zyrtari i CIA-s Philip Giraldi dhe drejtor Ekzekutiv i Këshillit për Interesin Kombëtar ka komentuar në një intervistë për gazeta.ru se lufta e Turqisë ndaj qeverisë së Bashar Al Assadit lidhet pikërisht me shmangien e krijimit të shtetit kurd. Në këtë kuptim shkon edhe mbështetja për Shtetin Islamik. “Nëse kurdët krijojnë shtetin e tyre ata do të kapnin 30% të territorit të Turqisë. Ky është makthi i Erdoganit. Politika e tij në Siri duhet konsideruar nga kjo perspektivë. Sipas këtij ish-zyrtari të CIA-s fakti që SHBA bën një sy qorr për Turqinë në krizën aktuale është se “Washingtoni e ka të pamundur ndjekjen e politikave të veta në Siri pa Turqinë. ShBA ka nevojë për një bazë në Turqi për të vijuar sulmet ajrore ndaj ISIS”, vijon Giraldi.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.