Blushi, Rama dhe një “histori” e zakonshme pabesie në PS

Postuar në 13 Dhjetor, 2015 11:31

Arben Malaj ka reagur ndaj një komenti të Blendi Fevziut për Lëvizjen për Mendimin Ndryshe që dikur tentoi të turbullonte ujërat në Partinë Socialiste. Arben Malaj cilëson se kjo lëvizje “ishte inspirim për njerëzit e mrekullueshëm të vendit tonë dhe jo aritmetikë personale e atyre që e iniciuan”. Malaj flet për faktin se miqësia mes Blushit dhe Ramës solli braktisjen prej të parit të LMN-së dhe reagimin e ekipit që kontrollon PS-në ndaj personave që aderonin në LMN. “Pas 20 vitesh angazhim politik ndjej detyrim edhe ndaj historianëve të shkencave politike, por sidomos ndaj mbështetësve të LMN-së në çdo nivel, të cilët u “persekutuan” edhe në kohë të “demokracisë” për këtë angazhim fisnik. Fatkeqësisht, por është e vërtetë, që ky “persekutim” nisi që në kohën kur miqësia Blushi­Rama lulëzoi, ndoshta edhe nga braktisja e LMN­së. Persekutimi arriti deri aty sa djali i një ish­kolegut tonë, student i talentuar dhe i diplomuar në një universitet perëndimor, u hoq nga puna sapo socialistët erdhën në pushtet, sepse babai i tij u shpall armik i drejtuesve aktualë të PS­-së. E trishtueshme deri në neveri – kjo sjellje, e cila shfaqet shpesh në politikën tonë edhe pas 25 viteve. Ky nuk është një rast i vetëm. Ku dallon këtu persekutimi sot nga ai i viteve të komunizmit?! Pse dëshpërohen disa nga “udhëheqësit” majtas apo djathtas kur analistë vendës dhe të huaj i cilësojnë se kanë mentalitete diktatoriale?!” shkruan Malaj.

Comments

Submitted by Illi (not verified) on

po e pate llafin per cunin e Xhepit, vari bidonat levizjes tende. Megjithate sqaro fillimisht pozicionin tend ne qeverine e Nano mjeshtrt?! Kjo nuk ka te beje me verejtjet e drejta ndaj asaj qe sot quhet PS, pasi asaj si ne kohen e kalimit nga PP na PS duhet ti nderrojne emrin patjeter pasi jo vetem drejtuesit por dhe antaresia duket te kete ndryshuar me themel.
Tung

Submitted by Ndoc DUDASI (not verified) on

Ketu beher fjale per djalin e Rexhep Mejdanit (baxhanak me Besnik Kapon, djalin e vogel te Hysni Kapos), pavaresisht se AI, ka mbaruar ne perendim, por ne perendim mbarojne shume, por jo te gjithe jane te persosur, mbasi rreth 70-80 %, jane teorike, ose kane shkuar HU e jane kethyer KERCU si puna e ketije qe thote Ben Malaj, qe po e ka kaq shume per zemer ta ndihmoje atje ku ai e di vete, por jo ne kurriz te punes se shtetit. Tung.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.