21 janar-8 dhjetor/Dhuna e mirë, dhuna e keqe, kokpalarët dhe apologjetët e "të majtës"

Postuar në 12 Dhjetor, 2015 17:12

21 janari është një ngjarje e rëndë në historinë e ketyre viteve të fundit. Për atë që ishte aty, apo që e ka ndjekur nga mediat, e ka ende të pakuptueshme arsyen e vrasjes së katër personave që mbetën viktima në mbyllje të protestës. Nuk arrin dot të kuptojë se përse pushteti i tanishëm nuk inicion procesin për drejtësi, jo për hakmarrje. Dikush tjetër nuk arrin dot të gëlltisë faktin sesi Ilir Meta, ai për të cilin formalisht u organizua protesta, e që i quajti protestuesit kokpalarë, sot qeveris, madje kontrollon deri diku Edi Ramën, që është skuthi i protestës së 21 janarit, sa kohë që nuk u duk gjëkundi. Por protesta e 21 janarit ishte e dhunshme, dhuna nisi nga protestuesit, ndonëse klima dhe arsyet ishin të shumta. Protesta e 8 dhjetorit po ashtu ishte e dhunshme, por me një dhunë të përmbajtur. Në protestën e 21 janarit nuk pati oratorë politikë, por vetëm njerëz në lëvizje, të paraprirë nga deklarata të tipit se “sistemi politik del jashtë loje”. Dhe protestuesit u vunë në lëvizje. Një ngjarje shumë e rëndë dhe me viktima. Në 8 dhjetor nuk pati vitktima, policia u tërhoq – KUJDES – jo nga mbrojtja e Kryeministrisë, apo ministrive. Njësoj si më 21 janar ajo e mbrojti me të drejtë selinë e qeverisë. Policia u tërhoq me urdhër nga mbrojtja e një bunkeri, shkatërrimi i të cilit sot po trajtohet si akt vandalizmi, si trup etj.. Është e qartë se për shkarravitësit profesionistë që nuk gjejnë dot kohë ta pyesin Edi Ramën se përse nuk inicion drejtësi për 21 janarin, kjo protestë e drejtuar dhe organizuar nga PD-, nga Berisha me oratorë politikë që edhe shpallin përgjegjësinë për të, ka trembur. Ka trembur sepse ajo vë në diskutim alibinë e fëlliqur të “gjumit dhe hajdutërisë sa kohë qëndron Berisha përballë”. Ka trembur pasi fryma e protestës kundër kësaj qeverie po rritet dhe ajo legjitimon çdo akt që konsumon një kërkesë legjitime të nëpërkëmbur nga pushteti i shokëve. Dhe ajo tremb sidomos sepse tek PS-ja nuk ka më alternativë zëvendësuese: ky ekip është dhurata e fundit që iu bë shqiptarëve për t’i çuar në Rilindje. Pas këtij ekipi mbetet vetëm Ilir Meta, të cilit socialistët kanë që në vitin 2013 që me urdhër dhe frikë të Edi Ramës i thonë “Dajë”. Protesta e 21 janarit:

Protesta e 8 dhjetorit:

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.