Rusia e gatshme të negociojë largimin e Assadit gjatë vizitës së John Kerryt në Moskë

Postuar në 12 Dhjetor, 2015 22:04

“Pres Tv”, një ndër mediat kryesore iraniane, raporton se Rusia dhe ShBA mund të bien dakord për largimin nga pushteti të presidentit sirian Bashar al Assad dhe krijimin e një faze tranzitore që do të jepte një zgjidhje për krizën e gjatë të Sirisë. Televizioni në fjalë citon Celeste Wallander, drejtore për Rusinë dhe Eurazinë në Këshillit Kombëtar të Sigurisë, sipas të cilës procesi politik është në zhvillim e sipër. Wallander thotë se shpresat janë që kjo gjë të arrihet me vizitën e sekretarit amerikan të Shtetit John Kerry në Moskë javën që vjen. Më herët Kremlini ishte deklaruar i gatshëm që të hapte rrugë për fatin e Bashar Al Assadit në këmbim të një zgjidhjeje të pranuar për krizën siriane. Rusia është duke zhvilluar sulme ajrore në Siri por situata në terren nuk ka ndryshuar edhe aq. Fushata ishte parashikuar për katër javë, por ajo po vijon më gjatë. Një marrëveshje mes ShBA-së dhe Rusisë do të linte jashtë tryeze vende të tjera të interesuara si Turqia apo Irani.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.