Racizmi i Wilsonit. Një debat i dobishëm për dritëhijet e figurave e historike

Postuar në 11 Dhjetor, 2015 22:37

Peter Singer, profesor i Bioetikës në Universitetin e Princeton në ShBA, shkruan në “Project Syndicate” një opinion për një problem disk delikat që është shtruar së fundmi. Singer tregon një përvojë me studentë të vetët të cilët lanë mësimin për t’iu bashkuar një proteste të Black Justice League si pasojnë e vrasjes së Michael Brown në Ferguson në gusht 2014. Kjo vrasje, që trazoi jo pak SHBA-në, ka nxjerrë në pah një kërkesë që tingëllon e pazakontë: Singer shpjegon: “...anëtarë të BJL hynë në zyrën e presidentit të Universitetit të Princeton, Christopher Eisgruber, duke deklaruar se nuk do të largoheshin deri sa kërkesat e tyre të plotësoheshin...Kërkesa që tërhoqi vëmendje në rang kombëtar ishte ajo për ndryshimin e Woodrow Wilson School of Public and International Affairs dhe Wilson College...sepse Wilson ishte racist”. Më tej autori vijon me konsideratat historike për figurën e Wilson, njohur gjerësisht si autor i “14 pikave” në përfundim të Luftës së Parë Botërore. “Ai ishte progresiv në çështjet e brendshme dhe idealist në politikën e jashtme”, shkruan Singer. Por Wilson ishte presidenti që riktheu segregacionin dhe zhbëri arritjet për barazi si përfshirja e zezakëve në menaxhimin në nivel të mesëm në qeverisjen e vendit. “Politikat e tij për afroamerikanët ishin reaksionare”, vijon autori, për të nënvizuar si konkluzion se kontributi i këtij presidenti nuk duhen fshirë, pasi "qëndrimi ndaj figurave diferencohet sa kohë që sistemi ynë i vlerave zhvendoset".

Tema "krijon" një paradigmë "pozitive" për debate të ngjashme edhe në Shqipëri, ku qëndrimet për figura të ndryshme janë ngurtësuar pa marrë parasysh lëvizjen e shoqërisë, ndryshimin e sistemit të vlerave si dhe të rejat historike. Kjo vlen sidomos për figura të mitizuara si Skëndërbeu, figura të pompuara politikisht si Nënë Tereza, por edhe në qëndrimet ndaj Luftës Nacionalçlirimtare.

Sa përfaqësohet shoqëria e sotme shqiptare në vlerat që trumbetohet se përfaqësojnë këto figura? Dhe sa vlerë reale ka p.sh venerimi i Lufës sot, për një shoqëri që ka përmbysur të gjitha “besimet” e angazhimit në luftë si dhe që i largohet përherë e më shumë atij peizazhi vlerash që thuhet se frymëzoi rreshtime të tilla? Pa folur këtu për faktin se në Shqipëri nuk ka një trajtim të gjithëpranuar të ngjarjeve historike. 

Rasti i fundit i dekorimit të zyrtarëve të Sigurimit për motive të pjesëmarrjes në luftë, nuk e imunizon aktin në fjalë nga nevoja për të debatuar mbi statusin moral dhe rolin e tyre pas lufte. Mëtimi publik se dekorimi i referohet vlerave pozitive të Luftës, është pra hipokrizi dhe akt politik dhe pak ka të bëjë me evokimin e ndonjë vlere ku besohet akoma. 

https://www.project-syndicate.org/commentary/should-we-honor-racists-by-...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.