Për shkencëtarët imazhi i Jezu Krishtit ka qenë më afër këtij modeli sesa atij të ikonave

Postuar në 12 Dhjetor, 2015 13:15

Disa shkencëtarë britanikë, asistuar nga arkeologë izrealitë kanë rikrijuar atë që besojnë se është imazhi më i saktë i Jezu Krishtit. Duke aplikuar metoda të antropologjisë kriminale, shkencëtarët kanë risjellë një imazh që qëndron shumë larg ikonografisë dhe imazheve të përdorura nga artistët. Krishti në botën europiane dhe perëndimore piturohet si një person fytyrëhollë, me flokë të gjatë, sy me ngjyrë, buzë të holla dhe me hundë të drejtë. Ndryshe nga apostujt që e rrethojnë e që paraqiten si më të shëndoshë. Në vende të tjera, si në Amerikën Latine apo në vende arabe, Krishti paraqitet në raport të drejtë me një lloj etnocentrizmi: sipas rasti, zezak etj..
Në proces ka marrë pjesë edhe Richard Neave, nga universiteti i Manchester në Angli, i cili është i njohur për rikrijimin e pamjes së Filipit II të Maqedonisë dhe mbretin Midas të Frigisë.
Metodikisht është ndjekur një rrugë që ngjan se ecën pas hamendëismit: mendohet se Krishti ka patur fytyrë të ngjashme me semitët e Galilesë të kohës së vet. Kështu që hapi i parë ishte studimi i kafkave nga zonat afër Jerusalemit. Me ndihmën e kompjuterëve u realizua një model tipik i zonës, duke gjeneruar mandej tiparet e fytyrës. Në konsideratë vjen edhe fakti se Jezusi siç thuhet në Bibël ka punuar marangoz deri në moshën 30 vjeçare, kështu që me siguri ka qenë më muskuloz nga sa paraqitet në ikona. Në përputhje me karakteristikat racore, shkencëtarët mendojnë se lëkura e tij ka qenë më e errët sesa e kemi të ngulitur në imagjinatën tonë nga artistët, pasi sipas Charles D. Hackett të Candler School of Theology në Atlanta, “imazhi i përftuar prej nesh ka natyrë instrumentale dhe i është përshtatur vlerave tona”. Në fund është prodhuar ky imazh, që pretendohet se qëndron më pranë tipit semitik të kohës. Pra për shekncëtarët në fjalë pamja e Jezusit ka qenë më afër këtij imazhi sesa atij shohim në libra apo në ikona.
http://www.esquire.com/lifestyle/a40399/jesus-real-face/

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.