Intervista/Sali Berisha, disa konsiderata për Shenasi Ramën, Edi Ramën e vitit ’90 dhe apeli: “Largimi i Edi Ramës nuk bëhet me votë”

Postuar në 12 Dhjetor, 2015 11:16

Sali Berisha i ka dhënë dje një intervistë Çim Pekës ku sqaron me hollësi disa zhvillime dhe përvoja të  tijat të vitit 1990. Ndoshta për herë të parë, Berisha replikon ndaj disa tezave që kanë qarkulluar gjatë për vitin 1990, për Lëvizjen e Dhjetorit, për rolin e Ramiz Alisë si dhe akuzat që i bëhen atij. Më poshtë disa pjesë nga intervista:

Ø  Për Shenasi Ramën: “Në fillim ka pasur një shmangie për këtë qëllim dhe kjo ka ndodhur muajin e parë ose nga fundi i muajit të parë, është një person që i lakohet emri shpesh Shenasi Rama kishte përgatitur një skemë të veçantë që ne e quajtëm skenë gjakderdhje në Shkodër. Në mitingun inagural shkoj dhe më dërgoi në një banesë më sjell aty një person dhe më thotë se është një klandestin. Ca klandestini është ky sepse e ndjek sigurimi më tha. Fillon më reciton aty histori kockash, gjaku vrasje dhe ky do të dilte të fliste, i thashë as ti nuk do dalësh të flasësh jo më ky edhe kthehem nga Gramozi dhe e larguam dhe ky nuk kishte dhënë dorëheqjen. Thuhet se ka dhënë dorëheqjen, por nuk është e vërtetë pasi e kemi larguar. Më vonë kanë dalë persona të cilët i kanë denoncuar që i kishte denjuar në gjyqe ajo ishte plus natyrisht ne nuk kishim një lëvizje persekutore, por ai ishte aktiv në grevën e urisë duhet ta pranoj, ishte aktiv para grevës së urisë, por historia është kjo ai u largua.

Ø 
Për Edi Ramën: “Edi Rama është përzënë nga mbledhja pasi u themelua komisioni nismëtar erdhi. Gramoz Pashko më dha dy arsye pasi nuk isha unë ai që e largova. Arsyeja e parë ishte vulgare, arsyeja e dytë na e dërguan sepse vetë Rama tha që i kishin thënë që të vijë. Pasi filli që të thotë duhet ti përvishemi bllokut duket të bëjmë këtë atë, Gramozi i thotë ik përjashta. Unë i them Gramozit pse e nxore jashtë, sepse nuk mu duk veprim i përshtatshëm në atë moment, Gramozi më ta e dëgjove që na tha që e kishin dërguar po kush e dërgoi. Ai kishte ardhur me amullukun e Myslym Pezës dhe me këpucë ushtarake atë e di vetëm Edi Rama. Ai kishte një platformë ekstremiste, dy herë të tjera ka shfaqur këtë platformë dhe unë i kam thënë shko krijo partinë tënde të gjaku dhe të vrasjeve se ne jemi parti demokratike, ja kam thënë edhe në sheshin “Italia”. Rama erdhi me të ndjerin Ardjan Klosi dhe Kasem Trebeshinën, do flasim më thonë, jo nuk është e përshtatshme i them sepse i ndjeri për të cilin kisha respekt ishte djali i Bilbil Klosit dhe nipi i Ramiz Alisë dhe kisha merak se mund ta fishkëllenin por nuk më mirëkuptoi dhe më ta që je një Stalin i vërtetë sepse nuk të le të flasësh. Ky e mori fjalën dhe filloi me tezat e tij që në çdo shtyllë të varrim një komunist pasi mbaroi këtë unë i thashë po babanë ku do e varësh, më tha të parin do e var. Menjëherë i ktheva përgjigje duke i thënë shko krijo partinë e vrasësve. Edhe një herë tjetër ëerdhi dhe nuk u duk më. Tezat e tij ishin të një ekstremizmi të madh pasi lexoni çfarë thotë në “Refleksione për luftën”, e shpall luftën fund dhe krye në luftës civile, kërkon nxjerrjen jashtë ligjit të Partisë Socialiste. Për mua njeriut më të informuar pas Nexhmies në familjen Hoxha, sipas Liljana Hoxhës, Edi Rama ishte parashikuar për kryetar të Partisë Demokratike. Edi Rama më thonë që pasi iku nga ne dhe krijoi partinë e tij KISI-n aty ajo u shkatërrua bashkë me Ngjelën dhe eksponentë të tjerë të kishës, më thonë që ky donte të merrte Partinë Socialiste dhe pasi nuk ja dhanë PS ky shkruan të nxirret jashtë ligjit PS dhe e shkruan pasi PS-ja ndërroi emrin, për shkak se ka luftë civile. Të kundërtën e asaj që bën sot a mund të them që ky ishte eksponent i policisë sekrete unë nuk mund ta them nuk kam të dhëna por veprimet dëshmojnë që ishin absolutisht veprime që duhet të çonin PD drejt zgjedhjes jashtë ligjit si një parti e dhunshëm dhe natyrisht demokracia shqiptare nuk do të merrte këtë zhvillim”.

Ø  Për qeverinë aktuale: “Edi Rama ka mbush kupën me kohë dhe duhet të largohet me revolucion demokratik në mënyrë të pashmangshme. Unë e quaj revolucion demokratik. Dhjetori ishte revolucioni demokratik më i madh i shqiptarëve dhe duhet të bëhet edhe një tjetër revolucion si ai, dhe do bëhet unë jam optimist se do të ndodhë.  Kurrë nuk ikën me votë. Aq sa respekton partinë e tij aq do respektojë ai votën e shqiptarëve, ai respekton Koçon. Edi Rama e ka treguar, u vërsul si përbindësh me të gjithë potencialin e shtetit për ti grabitur votën qytetarëve, me të gjitha format, nuk ka zgjedhje me atë. Nëse opozita pret 2017 për të shkuar “si cjapi tek kasapi” bën një gabim fatal, bën një gabim historik të pafalshëm”.

http://www.syri.net/2015/12/11/ekskluzive-rrefimi-i-rralle-i-sali-berish...

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.