Projektligj për regjistrimin e emigrantëve

Postuar në 11 Dhjetor, 2015 15:19

Qeveria ka prezantuar sot projektligjin e ri për regjistrimin e shtetasve shqiptarë që jetojnë jashtë Shqipërisë, Ministri I Brendshëm, Sajmir Tahiri, ka sqaruar përfitimet e dyanshme që rrjedhin nga regjistrimi, i cili do “të përputhë Shqipërinë në letër me atë reale”. Një shifër e dhënë prej tij flet qartë: janë të regjistruar 4.4 milionë shtetas, por nuk dihet sa realisht jetojnë brenda vendit. Tahiri tha se emigrantët që do regjistrohen, do pajisen me një certifikatë për të përfituar shërbimet e domosdoshme që burojnë nga raporti me shtetin shqiptar, në rrugë më të shpejtë dhe me më pak kosto. Politikisht, Tahiri ka folur për një “kontratë të re patriotike”. “Ne mendojmë që me shqiptarët që jetojnë jashtë Shqipërisë, duhet të lidhim një kontratë të re patriotike. Ne besojmë që shteti ka detyrë të garantojë shërbime për qytetarët shqiptarë që jetojnë jashtë Shqipërisë, pra për emigrantët në shtëpinë e tyre. Ne mendojmë që borxhi që u kemi emigrantëve në mbi dy dekada për t’u dhënë shërbimin që meritojnë, pa i bezdisur më shumë dhe për t’i kthyer mbrapsht respektin dhe dashurinë që ata kanë për vendin e tyre, është t’u shërbejmë emigrantëve në shtëpinë e tyre. Dhe kjo do të thotë që nëpërmjet kësaj kontrate të re patriotike me emigrantët, të bëjmë regjistrimin e tyre dhe mbrapsht t’u japim shërbimet në shtëpinë ku banojnë, kudo qoftë kjo, në çdo cep të botës. Ndaj është kjo arsyeja pse Ministria e Brendshme ka hartuar një ligj për të regjistruar vendbanimin e çdo qytetari shqiptar që jeton jashtë Republikës së Shqipërisë, pra e çdo emigranti! Nga janari dhe viti që vjen ne fillojmë regjistrimin e banesës për çdo qytetar shqiptar që jeton jashtë Shqipërisë”, tha ai.

http://www.punetebrendshme.gov.al/al/te-rejat/lajme/prezantohet-projekti...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.