Letër falënderimi biznesit. Po pse nuk ndalet arbitrariteti i tatimorëve dhe OSHEE-së?

Postuar në 10 Dhjetor, 2015 19:26

Kryeministri Edi Rama, ka menduar t’u nisë një letër subjekteve private, biznes i vogël, të cilët përdorin kasën rregullisht. Në letër, Edi Rama kryen ritualin e falënderimit, duke konsideruar se heqja e taksës për biznesin e vogël, ishte pasojë e luftës 30 ditore a diçka më tepër, kundër informalitetit. Thotë kryeministri:  “Xhiroja juaj e deklaruar vjetore ju bën përfitues të rezultatit më kuptimplotë të arritur deri tani në luftën tonë të përbashkët, kundër informalitetit. Ulja në zero e taksës mbi fitimin Tuaj. Ky është një rezultat i arritur më shpejt se ç’e kishim parashikuar dje kjo është në radhë të parë merita Juaj dhe e të gjithë atyre që njësoj si Ju, u bashkuan me mua dhe me qeverinë tonë për të operuar kancerin shkatërrues të informalitetit. Ky kancer e ka penguar Shqipërinë të luftojë varfërinë, të rrisë punësimin real dhe të fuqizojë biznesin e ndershëm. Unë jam i lumtur për këtë dhe ju siguroj se ky është vetëm fillimi i përfitimit të madh dhe të përbashkët të individëve e të shoqërisë sonë, nga këto reforma shëruese. Ju lutem mos harroni se krahas përfitimit nga heqja e plotë e taksave, ju keni detyrimin të bëni biznes të pastër çdo ditë, për të pastruar më tej Shqipërinë! Së bashku!”.

Një letër të ngjshme nisi kryeministri edhe ndaj qytetarëve apo bizneseve që paguanin rregullisht energjinë elektrike, por kjo nuk e ka imunizuar OSHEE-në nga ankesat për veprime të padrejta. Vetëm pak ditë më parë një nga biznesmenët e njohur në vend, Nikollaq Neranxi, shprehu publikisht shqetësimin për gjoba arbitrare nga OSHEE-ja, ndonëse pagesat janë bërë në rregull. Dhe madje kishte edhe letrën e falënderimit(http://www.respublica.al/2015/12/08/nikollaq-neranxi-shpreson-vetëm-në-facebookkryeministri-i-dërgon-letër-falënderimi-oshee). 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.