Basha në kundërsulm ndaj të pakënaqurve në PD

Postuar në 10 Dhjetor, 2015 11:44

Lulzim Basha u është përgjigjur të gjithë zërave kritikë brenda Partisë Demokratike, duke u kërkuar atyre të qëndrojnë në prapavijë për t'u hapur rrugë emrave të rinj. Në një konferencë për shtyp ai la të nënkuptohet se është i vendosur të ecë me një ekip të ri, duke kërkuar edhe mbështetjen e "xhaketave" të vjetra.
“Kemi nevojë që në këtë kundërvënie të bashkohemi në rradhë të parë brenda partisë sonë, ku për herë të parë është krijuar një korpus eksperience dhe vlerash që e ka për detyre jo vetëm të mbaje flamurin e këtyre vlerave, por t’i inspiroje një kontigjent të ri të spikatur individësh që kanë ardhur në PD sot në opozitë, për të dhënë e jo për të marrë, ti kujtojë përmes transmetimit të këtyre vlerave dhe për këtë fondacioni për liri e demokraci duhet të jetë një platformë sa më konstruktive… që të dijnë të frymëzojnë e të drejtojnë kapacitetet e potencialet e reja drjt pjekjes së tyre që ardhshëm, ndoshta jo për 4 viet, por të 8 12 e 16 viteve, koha për të nisur procesin e ndërtimit të elitave të ardhsme politike të PD është tani”,- tha Basha.
Kreu i opozitës ftoi shqiptarët t'i bashkohen Partisë Demokratike, që sipas tij mishëron vlerat e lirisë.
“Janë të mirëpritur e duhet të vijnë të gjithë ata që besojnë se s’ka e s’duhet të ketë vend për inkriminim të politikës, që besojnë se vlera e një shoqërie të lirë është vota e lirë, janë të mirëpritur”,- tha kreu i opozitës.

Comments

Submitted by Ndoc DUDASI (not verified) on

Me pergjigjen qe dha dje, per punen e kastravecit, u zhvleresua edhe si intelektual zoti Lul Basha. Tregoi tamam fytyren origjinale, nga jugu, i thone, doli ne fis (ne origjine). Me pergjigje te ketije niveli, doli edhe thuthuqi nga shiroka per nanen e Erion Veelise. Turp, turp. Muk e meriton Opozita shqiptare te dtejtohet nga njerez te nivelit te Saliut, Lulit, Palokes, etj, etj, mbasi jane shume ne PD, qe me keta njerez ne krye, vetem te keqija mund te prese ky vend. Tung.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.