Baba Vanga, misteri i një profeteje

Postuar në 10 Dhjetor, 2015 18:49

Njeriu nuk kënaqet me shpjegimin racional të ngjarjeve. Kërkon përherë një alternativë për t’u vetëintriguar si dhe për të ruajtur diçka nga mistika e së shkuarës. Pas viteve ’90 në media të shumta u popullarizuan dukuri të tilla historike si profetët dhe profecitë, që deri më atëherë ishin harruar si relike të një kohe të lënë pas. Prirja ka zënë vend mirë, aq sa shikohet edhe si biznes. Filma nuk mungojnë, por ndërkohë që bota përjeton një periudhë të trazuar, fryma apokaliptike emfatizohet dhe kthehet në referencë për shpjegimin e gjithçkaje. Nostradamusi është më i famshmi ndër profetët, apo më saktë vegimtarët të cilit i mvishen profeci dhe parathënie të shumta. Por ai shkruajti në mënyrë të kriptuar dhe interpretimi mbetet spekullativ. Vanga, një mistike e verbër nga një fshat i Bullgarisë është më e afërt në kohë dhe fjalët e saj janë më të thjeshta. Tabloidi britanik “The Sun” ka bërë një përmbledhje të profecive të saj, disa prej të cilave thuhet se janë përmbushur. Dhe pse u besua se ndodhi kështu, Baba Vanga u morr këshilltare nga liderët komunistë si dhe u adhurua si një kult i gjallë.

Vanga, e ka emrin e vërtetë Vangelia Pandeva Dimitrova dhe lindi në vitin 1911 në Strumica, një fshat i Bullgarisë dhe vdiq në vitin 1996. Sipas gojëdhënave deri në moshën 12 vjeçare ajo pati një jetë të zakonshme, kur edhe humbi shikimin si pasojë e një stuhie, përshkruar edhe si një tornado i frikshëm. Si një fëmijë i një familjeje të varfër ajo nuk mund të përballonte shpenzimet për kurimin kështu që u detyrua të pranonte jetën e një të verbre. Vanga deklaroi më vonë se ajo e përjetoi vizionin e parë pikërisht gjatë ditëve që humbi si pasojë e stuhisë dhe besonte se asaj iu injektua aftësia për të shëruar njerëz dhe për të parashikuar të ardhmen. Dhe ishte e zonja që t’i bindte njerëzit për aftësitë e veta paranormale, duke krijuar edhe ndjekës. Mes tyre kryetarë shtetesh që e admironin, shkencëtarë apo edhe historianë.  Si pasojë e interesit të lartë nga njerëz nga e gjithë bota, Vanga do të mbahej në vëzhgim nga shërbimi sekret bullgar. Ajo u mbiquajt si Nostradamusi i Ballkanit me realizim të profecive në masën 85%. 

Po çfarë parashikoi Vanga e që vlerësohet si e përmbushur dhe çfarë pritet ende? Më poshtë shfletoni fotot me shpjegimet përkatëse​:

Comments

Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on

Por Edvin Ramen nuk pa thene gje kjo Vanga?!? Dhe pastaj perse ka ndaluar ne 3797 kjo plaka, apo deri kaq mund te shikonte. E mire degjoni edhe keto tre profeci nga Plaku:

1. Ne vitin 4200 do te filloje ripopullimi i Tokes me katunaret e Surrelit.
2. Ne vitin 4237 rilind Skenderbeu, por meqe nuk do te kete akoma turq, Skenderbeu i Ri do te vdese si njeri i zakonshem pa zene palle me dore.
3. Ne 5202 ne Surrel rilind Enver Hoxha. Vepra e tij e pare eshte krijimi i Kooperatives Bujqesore te Surrelit.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.