Teatri me gjobën e bashkisë për protestën, inspektori kallëzon shefin për falsifikim të procesverbalit, bashkia e mohon

Postuar në 09 Dhjetor, 2015 17:56

Besmir Karaj, inspektori që kishte emrin në fletën e gjobës së bashkisë për dëmet e protestës së 8 Dhjetoit ka kallëzuar penalisht kryeinspektorin e bashkisë për falsifikim të procesverbalit. Sipas Partisë Demokratike, Besmir Karaj ka dëshmuar se nuk ka plotësuar asnjë gjobë dhe se gjithçka është bërë pa dijeninë e tij nga kryeinspektori. Karai ka bërë kallëzim penal edhe për falsifikim të firmës së tij. Procesverbali i gjobës së bashkisë për dëmet që I shkaktoi protesta e PD-së qytetit u postua në facebook nga kryetari Erion Veliaj me tekstin e mëposhtëm: “163 milionë lekë gjobë! Kjo është fatura e detajuar e dëmeve, të cilën s'duhet ta paguajë taksapaguesi i Tiranës, por ata që e shkaktuan! Paratë e gjobës do i kthehen qytetit në pemë, lulishte e sinjalistikë!”.  Në një reagim për mediat zyra për shty e kryetarit të Bashkisë, e mohoi të ketë kallëzim  penal nga Besmir Karaj dhe tha se do të bëjë një padi penale për dëmet e shkaktuara në protest ënga Partia Demokratike. Sipas saj PD ka edhe 6 ditë kohë për të paguar gjobën pa kamatë ose dhe 29 ditë për bllokimin e llogarive në rast se nuk e paguan gjobën.

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.