“Refugjatët shqiptarë janë një mrekulli për ata që i presin”

Postuar në 09 Dhjetor, 2015 15:58

Kryeministri shqiptar, Edi Rama, i ka dhënë një intervistë gjermanes “Der Freitag”. Ka disa tema që preken shkurt në të, por tërheq vëmendjen përgjigja për refugjatët shqiptarë.

Refugjatët shqiptarë?

Një mrekulli për ata që i presin. Ashtu si emigrantët, shqiptarët kanë demonstruar atë që mund të bëjnë kur kushtet politike dhe ekonomike janë në favor të tyre.

Nuk janë emigrantët një humbje për vendin tuaj?

Jo, sepse historia ka treguar se emigrantët përdorin vendin pritës njëlloj si vendalinjtë. Por, natyrisht që populli ynë ka të drejtë për një funksionim më të mirë të gjërave dhe mundësi më të mëdha se ato që kanë aktualisht”.

 

http://www.lapsi.al/lajme/2015/12/09/intervista-rama-nëna-ime-më-e-bukura-grua-babai#.VmhA2uOQ0gE

 

Comments

Submitted by Themi (not verified) on

Ore me siguri pi ndonjë gjë ky se ska mundësi të jetë kaq larq realitetit dhe të jetojë në botë paralele. Nuk ja vlen të merresh po si përfundim të bëjmë një përpjekje që ti ofrojmë ilaçe se është gjynah.

Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on

Domethene o psiko, shqiptaret po t'i kene kushtet politike dhe ekonomike ne favor te tyre mund te bejne gjera te mira. Shtrohet pyetja, po ne vendin e tyre perse nuk jane kushtet politike dhe ekonomike ne favor te tyre? Kush e ka ne dore t'i ketheje keto kushte ne favor te tyre? A ka Qeveri ne Shqiperi? Ka. A ka kryetar kjo Qeveri? Ka. Cfare ben ky kryet(k)ari qe ti ketheje kushtet politike konomike ne favor te shqiptareve? Zhgarravit me bojra neper mbledhje dhe takime dhe pastaj mundohet t'i shese zhgarravinat per art andej ketej neper bote, kur shkon me mision te ndryshoje kushtet politike ekonomike te shqiptareve. Hajt na rrofsh per vere or taj kryet(k)ar, se ne dimer kemi zjarrin qe na ngrof.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.