Shteti si Punë Laboratori, Shehaj e Tatimeve drejt Gjeorgjisë për një model të ri

Postuar në 08 Dhjetor, 2015 04:53

Drejtoresha e Tatimeve Briseida Shehaj dhe një pjesë e drejtuesve të kësaj drejtori janë nisur për në Gjeorgji. Burime nga Ministria e Financave bëjnë me dije se aryse e kësaj vizite që do të zgjasë 6 ditë është njohja dhe marrja e përvojës së Gjeorgjisë në bashkimin e tatimeve dhe doganave në një institucion. Gjeorgjia mbahet si vendi me suksese në lëmin fiskal dhe me sa duket qevria shqiptare mendon që të provojë edhe këtë gur në rritjen e performancës në administrimin fiskal. Gjithnjë violinë e parë e lulëzimit të financave dhe të ardhurave mbetet Shehaj, e cila pavarësisht rrokopujës ku kanë shkuar Tatimet, mbetet me pozita të pacenueshme. Adoptimi i këtij modeli është prova më e re në shtetin – laborator të drejtuar nga Edi Rama. Vetëm në vitin 2015 çuditë ishin të shumta edhe për republikën e Rrumpallës siç është Shqipëria, ndërkohë që problemi i arbitraritetit dhe represionit të tatimeve mbetet prezent. Mbetet veçse të urojmë suksese!

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.