Qeveria nuk ra, por dy çibanë arkitekturorë u goditën…

Postuar në 08 Dhjetor, 2015 16:10

Protesta e sotme e opozitës nuk e arriti objektivin e shpallur të saj – rrëzimin e qeverisë aktuale dhe krijimin e një qeverie teknike – por ajo, te pakten, goditi dy çibanë arkitekturorë që ka mbjelle Rama në Tiranë.

Çibani i parë që u godit ishte streha ala Las Vegas që Rama i ka vënë hyrjes së ndërtesës së kryeministrisë. Në një ndërtesë të projektuar nga arkitektë italianë të viteve ’30, me stilin romak të para 2000 vjetëve, nuk ka vend një strehë llamburitëse që gjendet kudo në lokalet e prostitutave në Las Vegas.

Çibani i dytë që u godit ishte bunkeri ala Enver para Teatrit Kombëtar. Para një ndërtese teatri të projektuar nga arkitektë italianë të viteve ’30, dhe ku janë luajtur veprat më të mira në historinë e shkurtër të artit dramatik shqiptar, nuk ka vend për një monstër betoni që na kujton paranojën enveriane rreth sulmit që do të na bënin superfuqitë e botës.  Superbunkeri i nëndheshëm te Rrapi i Trishit mjaftonte e tepronte…

E. Zaloshnja

Comments

Submitted by Ndoc DUDASI (not verified) on

C'ka ndodhi sot tek kryeministria dhe tek bunkeri, Jane vetem " Made in saliberisha".

Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on

Edvin Rama mund te shpalle nje tender per pastrimin e shkalleve te Kryeministrise per nje milion euro dhe fituesi te jete kompania e vellait te Erion Velise, i cili 1/3 e parave mund t'ia kaloje PDse qe i dha mundesine te gjeje pune.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.