Nishani dekoron Berishën për transformimet demokratike

Postuar në 08 Dhjetor, 2015 22:35

Për merita të veçanta në transformimet demokratike Presidenti Nishani vlerësoi me dekoratën e flamurit ish-kryeministrin Sali Berisha. Në ceremoninë e mbajtur në Pallatin e Brigadave, Nishani shprehu vlerësimin për rolin e Berishës në lëvizjet e dhjetorit dhe më pas në periudhën e tranzicionit. Në fjalën e tij ish-kryeministri Berisha tha se 25 vite pas shkëputjes nga regjimi i egër komuniste  ka përpjekje për të kthyer kultin e diktatorit Enver Hoxha, ndërsa Nishani kërkoi që fryma e dialogut duhet të afirmohet si kulture e  jetës institucionale për të lënë pas konfliktualitetin e dëmshëm . Me dekoratën e Flamurit u nderuan nga Presidenti Nishani edhe Musine Kokalari dhe Lëvizja e Dhjetorit.

Comments

Submitted by lom deliu (not verified) on

Berisha eshte perfshire me demokratet ne daten 13 Dhjetor. Deri atehere ishte emisar I diktatorit Alia ne mbeshtetje te kerkesave te tija per Shoqaten e studentave dhe intelektualeve te rinj dhe per mps bojkotimin e mesimeve.
Turp..

Submitted by Ndoc Dudasi (not verified) on

"Presidenti" e vertetoi edhe nje here vetvehten qe eshte breke e bythes se Sali Berishes.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.