Nikollaq Neranxi shpreson vetëm në Facebook/Kryeministri i dërgon letër falënderimi, OSHEE-ja e gjobit fshehurazi

Postuar në 08 Dhjetor, 2015 04:42

Nikollaq Neranxi, biznesmen i njohur dhe ish-deputet i së majtës, poston në profilin e kompanisë së tij me të njëjtin emër, në Facebook, një rast ku si protagonist është OSHEE-ja dhe arbitrariteti i saj. Sqaron vetë biznesmeni: “OSSHE ky hajdut i madh i biznesit dhe i qytetarëve! Të dashur miq! Duam të denoncojmë publikisht një vjedhje të turpshme që një kompani shtetërore kërkon t'i bëjë Kompanisë "Neranxi", natyrisht më pas do ndjekim rrugët ligjore, aty ku në fakt jami fare të pashpresë, sepse nuk mund t'i thuash hajdutit, kape hajdutin. OSSHE ka hedhur në gjyq Kompaninë "Neranxi" për dy fatura energjie të pashlyera në shkurt-mars 2006. Për gjyqin nuk na ka vënë në dijeni askush, duke e bërë fshehurazi. E kemi marrë vesh tani që na vjen Përmbarimi të na marrë paratë. Ndërkohë ne kemi librezën e dritave ku janë të vulosura të gjithë muajt e vitit 2006 si të paguara. Madje, Kompania "Neranxi" është stërkontrolluar dhe verifikuar si një subjekt që nuk lë asnjëherë energjinë pa paguar dhe pikërisht për këtë arsye, kemi dhe një letër falenderimi nga Kryeministri Edi Rama, bërë rreth një vit më parë. Shkojmë në OSSHE për t'i rakorduar faturat me ta dhe ata thonë që të dhënat në kompjuter i kemi pas vitit 2006, pra nuk kanë asgjë, kanë veç dëshirë për të na rrjepur. Një pyetje kemi për ju miq dhe dashamirës, ku mund ta kërkojmë të drejtën në këtë vend?”. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.