Edi është i trishtuar...

Postuar në 08 Dhjetor, 2015 15:18

Pasi kaloi frikën e zakonshme për të, pasi pa se protesta e mbylli ditën, Edi Rama, kryeministri i Shqipërisë, u shfaq me një status prej kristiani të mirë në Facebook. “Ç'shemti e trishtueshme, mu ne Diten Kombetare te Rinise, te shohesh PD e sotme te mbytur ne pellgun e nje vandalizmi mizerabel, teksa kujton levizjen studentore qe shembi regjimin komunist e i dha jete vete Partise Demokratike, pa thyer asnje xham. Ç'shemti e trishtueshme te krahasosh protestat e zemrave plot drite, pasion, qytetari, ironi e humor te 25 vjeteve me pare, me kete shfaqje te vobekte te politikes se ngjirur te PD-se, e cila sot perpelitet mes baltes se mendjeve te erreta te Shqupit dhe nje tufe te verberish te cilet shajne ne hava, thyejne xhama kot me kot, ndezin zjarre kuturu e demtojne qorrazi, pronen publike ne mes te bulevardit te Shqiperise. Keqardhje e sinqerte per te verberit e shkrete qe s'dine se ç'bejne me gure e hekurishte neper duar! Neveri per politiken e ngjirur te nje Partie Demokratike ne shthurrje te vazhdueshme, pa vizion, pa lidership, pa asnje alternative qeverisese dhe, fatkeqesisht, edhe pa asnje lidhje me kohen europiane te Shqiperise e as me endrrat, shpresat, problemet e hallet e sotme te shqiptareve...”, shkruan ai. Edhe nga këto gërma që transportojnë fjalë vetëm, konfirmohet se ky është njeriu që është fshehur pas fjalëve të bukura qëkurse e morën për dore dhe e futën në politikë. Sa për protestat dhe për trishtimin, po sjellim këtu disa pamje nga protesta e 21 janarit 2011, të cilën me siguri zotëria nuk do ta kujtojë. Dhe e ka të lehtë sepse nuk ishte fare aty, por në distancë sigurie. Njësoj siç qeveris edhe sot: me distancë sigurie, duke përdorur leva e ministra humanoidë.

s.z 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.