Bie 15% xhiro e deklaruar e biznesit në tetor

Postuar në 08 Dhjetor, 2015 09:55

Xhiro e deklaruar nga biznesi në total në tetor të këtij viti ka zbritur në 42 miliardë lekë, nga 49 miliardë lekë në shtator, duke shënuar një rënie me 15% brenda një muaji. Sipas të dhënave operative të siguruara nga Revista Monitor xhiro e biznesit të madh shënoi uljen më të madhe, gati 17%.
Sipas të dhënave tatimore, xhiro e biznesit të madh, deklaruar në tetor ishte gati 35.7 miliardë lekë. Në të njëjtën kohë, një rritjë të lehtë ka shënuar xhiro e raportuar nga biznesi i vogël. Me 6.43 miliardë lekë që deklaruan gjatë tetorit, xhiro u rrit 2% krahasuar me muajin shtator. Në ulje rezulton edhe xhiro e biznesit të vogël me TVSH. Në një muaj, xhiro zbriti rreth 8%, duke arritur rreth 2.75 miliardë lekë.
Prirja e xhiros së raportuar ndiqet edhe nga kuponat e lëshuar nga biznesi. Sipas të dhënavë jo zyrtare, numri i kuponave/faturave të lëshura nga biznesi i madh ishte rreth 220 mijë më pak se muaji shtator (kur lufta ndaj informalitetit kishte tre javë, që po zbatohej pasi filloi me 7 shtator).

Monitor

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.