11 minuta ku Hitleri flet me një zë normal

Postuar në 08 Dhjetor, 2015 16:10

Hitleri mbetet një nga figurat më të diskutuara të historisë botërore. Jo vetëm për vendimet dhe aktet e tij politike, por edhe për shfaqjen publike, fjalimet, qëndrimin, të gjithë imazhin e tij të mirënjohur. Zëri i Adolf Hitlerit ishte pjesë thelbësore, në mos determinuese e ndikimit thuajse hipnotik që kishin fjalimet e tij ndaj gjermanëve të atyre viteve. Një zë i ngjirur, intenisv, i thellë, një zë asnjëherë i qetë. Dhe janë më shumë sesa 5000 fjalime të liderit të Gjermanisë naziste. Mirëpo në vitin 1942, siç raporton “Business Insider”, një inxhinier finlandez arriti të regjistronte në mënyrë të fshehtë një bisedë mes Adolf Hitlerit dhe liderit finlandez të ushtrisë Carl Gustaf Emil Mannerheim. Janë 11 minuta të një bisede ku nuk dëgjohet asgjë nga ai zë karakteristik i Hitlerit. Zëri tipik i fjalimeve:

Regjistrimi i bisedës me Mannerheim:

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.