Faramacistët shpresojnë të LSI-ja me përshtypjen se me Ilir Metën mund të merresh vesh

Postuar në 07 Dhjetor, 2015 10:27

Me Ilir Metën mund të mersh vesh. Këtë e ka treguar përvoja që buron nga një strategji e LSI-së për të bërë lojë të dyfishtë mes qeverisë dhe grupeve të interesit. Përmes një letre, dërguar kreut të Kuvendit, Ilir Meta, kryetarit të Komisionit të Ligjeve, Fatmir Xhafaj dhe krerëve të grupeve parlamentare të PS, PD, LSI dhe PDIU, Urdhëri i Farmacistëve të Shqipërisë kërkoi reflektim nga rritja e pagesës për sigurimet në nivel maksimal.
“Një veprim i tillë do të rriste ndjeshëm shumën e këtyre detyrimeve, madje deri në kufirin e falimentimit të biznesit të farmacisë, e për pasojë do të hidhte në rrugë një numër të konsiderueshëm të farmacistëve, të cilët realizojnë një xhiro vjetore modeste dhe që janë në kufirin e mossigurimit të mjeteve të nevojshme financiare për ta dhe familjet e tyre”, shkruhet në letër.
“Pa dashur të hyjmë në përllogaritje shifrash, detyrimet që parashikohen nga një veprim i tillë arrijnë në nivelin mbi 5 herë më të lartë se niveli aktual i detyrimeve që ata paguajnë”, thuhet ndër të tjera në letër. Ligji i ri “Për sigurimet shoqërore”, parashikojnë pagesën e kontributeve të sigurimeve për profesionet e lira deri mbi pagën maksimale, që sot është 97030 lekë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.