Tërmet në skenën politike në Francë, ekstremistët e Le Pen triumfojnë në raundin e parë të zgjedhjeve lokale

Postuar në 06 Dhjetor, 2015 22:03

Partia e ekstremit të djathtë “Fronti Nacional” i Marin Le Pen fitoi në  gjashtë nga 13 rajone në raundin e parë zgjedhjet lokale në France. Keto  ishin zgjedhjet e para prej sulmeve terroriste te 13 Nëntorit në Paris, ku humbën jetën 130 persona. Partia “Republikanët” e Nikola Sarkozi renditet e dyta, ndërsa pas saj Partia Socialiste e presidentit Hollande. Sipas parashikimeve Fronti Nacional ka siguruar në raundin e parë 30.6% të votave, ndërsa  konservatoret 27 % dhe socialistët 22.7%.

Pjesëmarrja ka shënuar rënie në 46.4 % krahasuar me 50.5 % ne 2010. Megjithëse Fronti Nacional ka siguruar mbështetje të dukshme të djelën, nuk është ende e qartë nëse kjo mund të përkthehet në fitore në raundin e dytë qe zhvillohen me 13 Dhjetor. Ish-Presidenti Nikolas Sarkozy që drejton Partinë Republikane tha se në raundin e dytë nuk do të bëjë aleancë me të majtën, ndërsa sipas tij francezët nuk do gjejnë zgjidhje për frikën tek Fronti Nacional.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.