Turqia ndërhyn me trupa dhe tanke afër Mosulit në Irak. Bagdadi zyrtar: Nuk kanë autorizim. Të tërhiqen menjëherë

Postuar në 05 Dhjetor, 2015 18:44

Irani dhe Rusia janë bashkuar së fundmi në përpjekjen për të zgjidhur çështjen siriane që po çon në një konfrontim mes tyre dhe Turqisë. Të paktën deri më sot, Ankaraja zyrtare duket të jetë kundërshtari direkt në fushën e betejës dhe përveç rrëzimit të avionit rus Su 24 nga forcat turke, dje është shënuar një zhvillim i ri në terren. Një regjiment i blinduar i ushtrisë turke i përbërë nga 20-25 tanke shoqëruar nga 150 ushtarë, kanë hyrë në provincën irakene të Nineveh pa lejen e autoriteteve irakene. Mediat ruse dhe iraniane citojnë një reagim të zyrës së kryeministrit iraken, Haider Abadi, përmes të cilit i bëhet thirrje Turqisë që të respektojë marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë dhe të tërheqë menjëherë forcat nga territori iraken. Trupat turke kanë hyrë në territor me pretekstin se do të zhvillojnë trajnime të trupave irakene, por kjo gjë nuk është kërkuar nga Bagdadi zyrtar dhe as është autorizuar. Ndërhyrja është afër zonës së Mosulit, pikë e fortë e ISIS në Irak dhe një rajon strategjik. Turqit deklarojnë se ata do të trajnojnë kurdët peshmerga me synim luftën ndaj ISIS, por ndërkohë që deklarohet kjo gjë, thuajse përditë, autoritetet ruse publikojnë pamje që implikojnë Turqinë në trafikun e naftës me ISIS.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.