Sekuestro për 44 mijë m2 tokë në breg të detit në Vlorë. U kthye si tokë bujqësore

Postuar në 05 Dhjetor, 2015 16:26

Një tjetër rast tjetërsimi prone dhe shkeljeje ligjore vjen nga bregdeti. 44 mijë m2 në zonën e bregdetit të Vlorës, në plazhin e quajtur si “Jonufra”, janë sekuestruar nga Prokuroria, pasi dyshohet se ajo është përfituar me dokumente të falsifikuara. “Prokuroria e Vlorës ka vendosur sekuestro preventive për këtë sipërfaqe toke, e cila ka vlerë tregu rreth 4.4 milionë euro. Toka dyshohet se është përfituar nga pasardhësit e shtetasit Gjon Gjonboçari në bazë të dokumentave të fallsifikuar”, raporton “Gazeta Shqiptare”. Kallëzimi që ka vënë në lëvizje organin e hetimit është bërë nga Zyra Qendrore e Rregjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Tiranë. “Nga veprimet hetimore të kryera lidhur me këtë procedim penal ka rezultuar se në Z.V.Rr.P.P Vlorë, në numërin rendor nr.1709, datë 26.1.2012 të rregjistrit hipotekor, është rregjistruar në pronësi të subjektit Gjon Gjonboçari një pasuri e paluajtshme me sipërfaqe totale prej 44.168 m², e ndodhur në vëndin e quajtur “Jonufra”, Vlorë.  Pasuria e mësipërme është rregjistruar mbi bazën e dokumentit “Akt i Marrjes së Tokës në Pronësi”, Nr.20691, datë 01.09.1996, në emër të Gjon Gjonboçarit, në përmbajtje të të cilit përshkruhet se personi i mësipërm ka përfituar një sipërfaqe tokë bujqësore prej 57.200 m². Dokumenti i mësipërm dyshohet se është me përmbajtje të falsifikuar dhe nuk rezulton që ky akt të jetë nxjerrë nga organi kompetent. Njëkohësisht, rregjistrimi i pasurisë së mësipërme është kryer mbi bazën e veprimeve të kundraligjshme të ish punonjësve të Z.V.Rr.P.P Vlorë dhe të ish punonjësve të Komisionit të Verifikimit të Titujve të Pronësisë pranë Prefektit të Qarkut Vlorë...Pasuria e paluajtshme në fjalë është e rregjistruar si tokë bujqësore, por ndodhet në vijën bregdetare të qytetit të Vlorës, në vendin e quajtur “Jonufra”. Duke u nisur nga destinacioni i kësaj pasurie të paluajtshme, vlera e tregut të kësaj pasurie të paluajtshme është në shumën prej rreth 4.400.000 euro”, vijon raportimi i GSH-së. Pak javë në parë një tjetër hetim nxori në sipërfaqe kthimin e një prone në plazh me cilësimin tokë bujqësore. 

http://www.balkanweb.com/site/sekuestrohen-44-mije-m2-toke-ne-bregdetin-...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.