Ashton Carter letër falënderimi Kodhelit: “Armët e Shqipërisë për kurdët, dhanë efekt të menjëhershëm në terren”

Postuar në 05 Dhjetor, 2015 21:35

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Ashton Carter, i ka nisur një letër falënderimi ministres së Mbrojtjes Mimi Kodheli, për kontributin e Shqipërisë në luftën kundër terrorizmit. “Ju falenderoj për atë çfarë ka kontribuar Shqipëria deri më tani, veçanërisht në angazhimet e mëparshme në luftën e Koalicionit kundër ISIL. Donacionet tuaja kanë treguar një efekt të menjëhershëm dhe të qenësishëm në terren, thuhet në letër. Ne, gjithashtu, vlerësojmë shumë gadishmërinë e Shqipërisë për të kontribuar me Polici Ushtarake, në mbështetje të Karabinierisë Italiane me mision trajnues të policisë së Bagdatit, nënvizon ndër të tjera Carter. Sekeretari Amerikan për Mbrojtjen thekson se, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, janë të vendosura për të bashkëpunuar me Shqipërinë, pasi, janë të bindur se, kontributi Juaj do të luajë një rol të rëndësishëm në stabilitetin e lindjes së mesme dhe me tej, si dhe dëshmon për bashkëpunimin tonë të shkëlqyer”, informon Zyra e Shtyptit të ministres Kodheli. Shqipëria ishte ndër vendet e para që dërgoi armë për kurdët peshmerga. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.