Zhgënjimi i Sabit Brokajt nga “komunisti” Sali Berisha dhe projekti që pushteti t’u mbetej bijve besnikë të Partisë

Postuar në 04 Dhjetor, 2015 10:41

Ish-deputeti socialist dhe anëtar i Këshillit të të Urtëve në Partinë Socialiste Sabit Brokaj zbardh një mekanizëm që u zbatua  për krijimin e elitës së re të Partisë së Punës dhe që çoi Shqipërinë në një transformim të komuanduar me besimin se komunistët duhet të udhëhiqnin edhe ndryshimet demokratike sepse ishin njerëz të mirë dhe e donin vendin. Ai e përcjell këtë si një bindje të tijën ndonëse nuk mohon se është një kriter të cilin e ka ndjekur për  anëtarësimet e reja në Partinë e Punës. Në një intervistë në Channel One ai sjell si shembull rekomandimin e bërë nga vetë ai për anëtarësimin e Sali Berishës në PPSH dhe zhgënjimin më pas për rolin e tij.

“E kam peng për faktin se kishim qenë bashkë në Francë. Të gjithë mendonim që sistemi do të ndryshonte. Unë e besoja që Saliu do të përshtase modelin e perëndimit me Shqipërinë. Por ai u bë pjesa më kriminale e politikës shqiptare. Unë e kam propozuar Saliun për pedagog dhe po unë e kam propozuar më pas si Anëtar të PPSH. Kur unë isha në vitin e 5 ai kishte 3 vjet pedagog dhe donte të hynte në parti e për këtë kërkonte mbështetjen time. Mendoja se ai do të ishte biri besnik i Partisë. Po të ishte komunist i mirë ai do ta donte vendin. Saliu më kërkoi mbështetjen se sipas tij nëse nuk do bëhej anëtar i PPSH do të kthehej në Tropojë. Nuk vlejti as rekomandimi i Ylli Popës dhe në këto rrethana unë e bëra rekomandimin sepse kisha bindjen se Sali Berisha ishte besnik i devotshëm i PPSH. Miku im Musa Ulqini që e disponon këtë dosje herë pas here ma kA kujTiAur rekomandImoin tim që e kam bërë me shkrim. Pasazhi më interesant që kam shkruar është: Kam bindjen se Sali Berisha do jetë komunist i devotshëm dhe besnik i partisë dhe i popullit”.

Por ju nuk i keni bërë nder, por e vlerësonit atë?

Po pra, unë kisha besim se Saliu do ishte komunist I devotshëm dhe besnik. Por nuk doli sipas parashikimit tim.

Domethënë Berisha ka të drejtë?

Jo, komunistët janë njerëz të mirë dhe jo si Saliu.

Por atëherë përse e përmbysëm komunizmin?

Nuk e kisha në atë kuptim. Komunistët janë njerëz seriozë dhe e duan vendin. Saliu ka treguar të kundërtën.

I zhgënjyer nga Berisha, por edhe nga Edi Rama që sipas tij është edhe një njeri me kulturë të lartë

“Është një qeverisje që për nga pritshmëria kur u morr pushteti nuk ofron optimizëm. Është pothuajse gri. Natyrisht që ka punë të mirë, do të veçanëroja ndarjen administrative dhe zbatueshmërinë e ligjit. Por premtimet ishin të bujshme, të mëdha, u duk se shpejt do të ndryshonin gjërat ama u lanë gjëra kardinale. Kryesorja në themel të shtetit është drejtësia. Duke mos e filluar nga drejtësia do të thotë se diçka të mungon si shtetar. Duke qenë 8 vjet në opozitë ke kohë të mjaftueshme për të bërë dosjet e planet për ardhjen në pushtet. Situata ekonomike dhe varfëria janë gjithashtu një problem shumë I madh.”-thekson Brokaj. 

Comments

Submitted by Qemal Demi (not verified) on

Sabitit dhe klanit te tij nuk i takon te flase per pune komunistesh, se i ka ne balle shenjat e komunizmit. I ka ende duar me gjakun e djemve te '97.

Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on

Ky robi i rrjedhur akoma ka kurajon te thote qe komunistet jane njerez te mire. Sa bythe duhet te kesh qe te teproje nje, mbasi t'i kesh care te tjerat? Ik, o Sabit mbyllu ne ndonje azil dhe mos e nxirr as koken ke dera e jo me te japesh intervista.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.