Personat e paaftë që të ndjejnë dhimbje: një çrregullim genetik

Postuar në 04 Dhjetor, 2015 21:11

Në botë ekzistojnë një grup shumë i vogël njerëzish që janë të paaftë të ndjejnë dhimbjen. Shenjat për këtë duken që në fëmijrëinë e hershme: bebe që kafshojnë gishtat deri në gjakderdhje, apo fëmijë që përballojnë përplasje dhe goditje. Fjala është për një çrregullim që vjen si pasojë e një mutacioni genetik të rrallë që konsiston në mungesën e kanaleve jonike që transportojnë sodiumin përmes nervave. Pa këto kanale, të njohura edhe si Nav1.7, qelizat nervore janë të paafta që të komunikojnë dhimbjen. Kërkuesit janë përpkjekur që të krijojnë droga të ndryshme që do të bllokonin këto kanale për të verifikuar nëse edhe dhimbja ikën bashkë me to, por deri më sot nuk është arritur rezultati i konstatuar në rastet natyrale. Një testim i kryer mbi minjtë nga Yniversity College në Londër konstatoi se në minjtë e modifikuar genetikisht me mungesë të Nav1.7 u vu re mungesë totale e dhimbjes dhe mungesë e plotë reagimi kur bishti i tyre u ekspozua ndaj të nxehtit ekstrem apo të ftohtit po kaq ekstrem. Nga analizat rezultoi se te këta minj kishte një rritje të jashtëzakonshme të shprehive të geneve përgjegjës për opioid peptides, që është neutralizuesi natyral i dhimbjes. Sipas kërkuesve parë nga ky aspekt, nëse injektohet një drogë që neutralizon veprimin e opiodit, atëherë çrregullimi mund të zhbëhet. Minjve ju dha naloxone – drogë që bllokon receptorët e opioideve dhe përdorën mbidoza me morfine dhe heroine. Rezultati: minjtë nisën të ndjejnë dhimbje sërish. Ky efekt u vu re edhe tek njerëzit, kur u aplikua doza e naloxone tek një grua 39 vjeçare që nuk kishte ndjerë dhimbje ndonjëherë në jetën e vet. Gruaja që mbetet anonime, u vu në dispozicion të eksperimentit për shkak se kërkon që të shmangë apo të kurojë një simpotomë të ngjashme te ndonjë fëmije që mund të ketë, por shkencëtarët thonë se përdorimi i gjatë i naloxone mund të të ketë efekte anësore. Gjetjet mund të kenë implikime jo të vogla në mënyrën sesi mjekët mendojnë për dhimbjen e pacientëve dhe ndërhyrjen ndaj tyre.

https://www.newscientist.com/article/dn28623-woman-who-has-never-felt-pa...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.