Kina, Konferenca e Berlinit - vetëm fjalë për Shqipërinë

Postuar në 04 Dhjetor, 2015 20:06

Kina ka disa vite që kërkon të rrisë prezencën e vet ekonomike në Europën Qendrore dhe Lindore. Një rajon, pjesë të të cilit janë jashtë Bashkimit Europian, me mundësi shfrytëzimi tregu dhe investimeshe serioze. Në këtë kuadër hyn deri diku edhe Shqipërië, një vend me treg të vogël por që vuan për investime të huaja serioze. Kina nga ana e vet ka bërë të qartë se qasja e saj ekonomike kushtëzohet nga axhenda politike dhe kjo është institucionalizuar me Samitin 16+1, Kinë-Europë Qendrore dhe Lindore. Në këtë samit që fundmi zhvilloi punimet në Suzhou, bën pjesë edhe vendi ynë, qeveria e të cilit shpall se rruga e Arbrit dhe autostrada me Malin e Zi do të financohen nga vendi i largët aziatik. Ka gjasa që kjo të ndodhë? Premtimi është njëra gjë dhe realiteti tjetër, pa mohuar këtu se ndërhyrje të tilla mund të kenë implikime në raport me BE-në. Në një shkrim të vetin në revistën e njohur “The Diplomat”, Richard Q. Turcsanyi i universitetit Masaryk në Repiblikën Çeke, shkruan struktura e ideuar nga Kina, pra Samiti, nuk po jep atë që pritej. Investimet kryesore të këtij vendi janë realizuar në ato vende të EQL-së, që janë jashtë hapësirës së BE-së, për arsye të ndryshme, si ato administrative, politike etj..Po kështu vendet që bëjnë pjesë në këtë Samit kanë interesa të ndryshme, pa harruar këtu faktin se linja e kreditimit prej 10 miliardë dollarë që është vënë në dispozicion nga Kina, shoqërohet me kushtëzime problematike. “Premtimi për linja kreditimi prej 10 miliardë dollarë u përsërit edhe në konferencën e Suzhou(samiti i katërt që mbahet) duke shtuar se Kina do të mbështesë projektet në vendet e Europës Qendrore dhe Lindore me kushtin që atontë përdorin pajisjet dhe materialet kineze. Duhet kujtuar se linja e kreditimit ishte një nga lajmet kryesore në vitin 2012 dhe ishte po ashtu një nga arsyet kryesore të shqetësimit në Bruksel se Kina ndoshta mund të ecte kundër rregullave të BE-së”, shkruan Turcsanyi(http://thediplomat.com/2015/12/the-limits-of-chinas-cooperation-with-cen...). Kjo ndoshta nuk prek Shqipërinë që ende nuk është vend i BE-së, por kushtëzimi që prek autori në shkrim na sjell ndoshta në vëmendje hipotezën se investimet kineze në Shqipëri mund të shoqërohen edhe ato me këtë kush: pra pajisje, materiale e pse jo personel kinez. Ku qëndron atëherë vlera e tyre për vendin tonë, sa kohë që Shqipëria vitin që vjen pret të hapë negociatat? Pra të rrisë statusin e vet në BE duke negociuar kredi të tjera. Samiti nuk ka prodhuar ende një produkt dhe është ende herët për të folur, ndonëse Kina mbetet një fuqi shumë serioze që duhet kërkuar për investime. Për rrugën e Arbrit ende nuk është bërë gjë dhe qeveria që bëri një ligj të posaçëm për të nuk ka një shpjegim se çfarë ka ndodhur. Së fumdmi flitet për autostradën me Malin e Zi, por kjo e dyta dontë ishte mirë sikur të ishte negociuar nga qeveria në Konferencën e Berlinit, aty ku Serbia mori paratë për autostradën e Nishit, pavarësisht lojës diplomatike me dy porta. Mbetet shumë për të bërë në rritjen e aftësisë së qeverisë për të negociuar dhe marrë investime serioze, e cila njsoj si qeveria e shkuar, për shkak të paaftësisë së administratës nuk arrin të thithë dot edhe fondet IPA nga BE-ja.

Comments

Submitted by Kevinjon (not verified) on

Si nuk ju vjen turp dhe na servirni nje harte te para pavarsise se Kosoves o injorante. Si eshte e mundur te mos mbash pergjegjesi?

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.