Arben Ahmetaj i lë targën “Zërit të Popullit: “Berisha shan qeverinë sepse e tmerron rritja ekonomike”

Postuar në 03 Dhjetor, 2015 18:26

Sot në Parlament është debatuar edhe për situatën ekonomike në Shqipëri. Ish-kryeministri Sali Berisha ka sjellë ilustrimet e veta për biznesmenë që duan të largohen nga vendi. Për këdo që ndjek politikën sado pak, e kupton se Sali Berisha aplikon një marzh agresiv të demagogjisë, sulmit verbal kryesisht mbi ekzagjerime të disa të vërtetave. Kjo e biznesmenëve mund të jetë një e tillë, por që ekonomia shqiptare nuk po kalon ditë të mira, këtë edhe sikur Sali Berisha ta mohojë, nuk ka njeri që nuk e ndjen. Mirëpo si iu përgjigj ministri i Ekonomisë Arben Ahmetaj fjalës së Berishës? Me surprizën e sukseseve spektakolare dhe me kohezionin e një fjalimi stilistikisht i papërputhshëm me atë që Ahmetaj na ka stërvitur veshin. Por fjalimet edhe kur t’i shkruajnë të tjerë është e udhës të kontrollohen në përmbajtje. Thotë Ahmetaj: “Narracion është ky dhe e bën me qëllim. E bën me qëllim për dy arsye. Arsyeja e parë është që bëri spikerin e 8 dhjetorit, pra ka frikë se mos i dështon ajo protestë pa bosht dhe ftoi kosovarë, biznes të vogël, maqedonas, biznes i madh, miq, armiq, të gjithë i ftoi në atë 8 dhjetor për të testuar veten. Arsyeja e parë ishte për të rritur pjesëmarrjen e shqiptarëve në protestën e tij që të vijë ky sërish në pushtet që të vrasë ky sërish, që të japë ky sërish koncesione që t’i rëndojnë shqiptarëve dhe 30 vite të tjera. Po nuk besoj se ka shqiptarë më të duan të kthehet ky në pushtet. E tmerron ringritja ekonomike. E tmerron. E ka makth rikthimin e rritjes ekonomike sepse ishte autori që pikturoi skenarin grek. Ku është skenari grek? Po është fatmirësi që Shqipëria nuk i ngjan ekonomikisht Greqisë”.

Rritja ekonomike?! Për çfarë bëhet fjalë? Apo ndoshta Ahmetaj është rast i shfaqjes në politikë i ndikimeve të mekanikës kuantike, ku si një grimcë aktive vihet në relacion sporadik me grimca të tjera jashtë rrezes së vet? Grimca që mund të jenë edhe në ëndrra, apo diku nga Luksemburgu. Realitet është edhe ky, por jo i prekshëm për ne gjithsesi.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.