ALBTV, PLATFORMA MË E PLOTË TELEVIZIVE NË RRJETIN FIKS DHE ATË CELULAR NË SHQIPËRI

Postuar në 01 Dhjetor, 2015 17:25
ALBtelecom me shërbimin më të gjerë IPTV në Shqipëri
 
ALBtelecom është ofruesi më i madh i shërbimeve televizive IP në Shqipëri. Kompania ka bërë investimet më të mëdha dhe më serioze në rrjetin e fibrave optike, duke u renditur ndër rrjetet më moderne në Ballkan. Falë këtij rrjeti dhe investimi në kapacitete të larta të internetit, ALBtelecom është operatori numër një i ofrimit të shërbimeve të internetit në vend, por edhe operatori me shërbimin më të madh të IPTV-së në Shqipëri. 
ALBtelecom ofron edhe një tjetër risi për tregun shqiptar, atë të aksesit ndaj TV në çdo moment dhe në çdo vend. ALBtv Mobile është shërbimi më i ri i TV në çdo vend ku të gjithë klientët mobile të 
ALBtelecom kanë mundësi të shohin kanalet e tyre të preferuara, duke shfrytëzuar rrjetin e gjerë mobil të ALBtelecom. Ky shërbim ofron gjithashtu një akses të thjeshtë dhe të personalizuar të klientit me një aplikim të ngritur posaçërisht për këtë qëllim, i cili mund të gjendet fare lehtë në App Store dhe 
Play Store. Nëpërmjet këtij aplikimi klientët do të kenë mundësi jo vetëm të shijojnë eksperiencën dhe kualitetin e lartë të shërbimeve televizive, por gjithashtu mund të përdorin të gjitha elementet interaktive të Video on Demand njësoj si nga kolltuku i shtëpisë së tyre, por tashmë të përshtatur për jetën në lëvizje të çdo klienti ALBtelecom.
Në platformën ALBtv bëjnë pjesë dy platformat PAY TV më të mëdha në Shqipëri duke bërë të mundur që konsumatori të ketë zgjedhje të larmishme për këtë shërbim. Kjo e bën ALBtelecom operatorin më të preferuar në Shqipëri, për sa i përket shërbimit të televizionit IP. Që nga lançimi i këtij shërbimi, kërkesa e klientëve po vjen gjithnjë e në rritje dhe tashmë ALBtelecom mund të konsiderohet si ofruesi më i madh i këtij shërbimi në territorin shqiptar. ALBtv është produkti më i kërkuar nga klientët e ALBtelecom ku përmblidhen tre shërbime në një paketë të vetme: telefoni fikse, internet në shtëpi dhe IPTV.
Ky shërbim synon të bëhet preferenca numër një për ofrimin e platformave televizive nëpërmjet rrjeteve dixhitale, duke sjellë dhe inovacionin e televizionit të gjeneratës tjetër. 
ALBtv ofron një gamë të gjerë kanalesh televizive dhe programe, si dhe kanale në formatin HD. 
ALBtelecom ofron përvojën më të mirë të televizionit interaktiv në vend. Abonentët familjarë përfitojnë paketat e kombinuara me telefoni fikse dhe shërbim interneti. ALBtv është një eksperiencë e avancuar televizive interaktive, që ofron kontroll më të mirë për të gjithë klientët.
Kjo eksperiencë sjell së bashku me TV tradicional edhe shërbime mediatike të tjera si video on demand, një arkivë apo bibliotekë e cila është kategorizuar sipas llojit të përmbajtjes dhe plotëson më se mirë kërkesat e klientëve të të gjitha moshave me kategori të shumëllojshme filmash, serialesh, dokumentarësh, muzikë si dhe një seksion të veçantë për miqtë tanë me të vegjël, si edhe personalizim e kontrolle të tjera të përmbajtjes.

Comments

Submitted by redi (not verified) on

Sa te marr rrogen neser do shkoj ta bej kete oferten Albtv se qenka cmimi super.

Submitted by Florenc velija (not verified) on

Me pelqen

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.